4 përfitimet kryesore të suplementeve të kolagjenit

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trup. Është komponenti kryesor i indeve lidhorë që përbën shumë pjesë të trupit si ligamentet, tendinat, lëkurën dhe muskujt.

Kolagjeni ka shumë funksione të rëndësishme, duke përfshirë strukturimin e lëkurës dhe forcimin e kockave.

Në vitet e fundit, suplementet e kolagjenit janë bërë më të zakonshëm. Shumica janë hidrolizuar, që do të thotë që kolagjeni është zbërthyer, duke u bërë më i lehtë për t’u përthithur. Gjithashtu, shumë ushqime janë burime të mira kolagjeni, si lëkura e derrit dhe supa (lëngu) e kockave.

Përfitimet në shëndet të marrjes së kolagjenit përfshijnë:

  • Përmirësimi i shëndetit të lëkurës

Kolagjeni është një përbërës kryesor i lëkurës. Luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lëkurës, plus mund ndikon në elasticitet dhe hidratim. Me rritjen e moshës, trupi prodhon më pak kolagjen, duke shkaktuar lëkurë të thatë dhe shfaqjen e rrudhave.

Studimet kanë treguar se suplementet që përmbajnë kolagjen mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës duke reduktuar thatësinë dhe rrudhat e saj.  Këto efekte të kolagjenit i janë atribuar aftësisë së tij për të stimuluar trupin që të prodhojë edhe vetë kolagjen.

Për më tepër, marrja e suplementeve të kolagjenit mund të promovojë prodhimin e proteinave të tjera që ndihmojnë në strukturimin e lëkurës, duke përfshirë elastinën dhe fibrilinën.

  • Ndihmon në reduktimin e dhimbjes së kyçeve

Kolagjeni ndihmon në ruajtjen e kërcit, që është një ind si sfungjer që mbron kyçet. Ndërkohë që sasia e kolagjenit në trup ulet me rritjen e moshës, rritet dhe risku për zhvillimin e problemeve degjenerative të kyçeve si osteoartriti.

Disa studime kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të osteoartritit dhe të reduktojë dhimbjen e kyçeve.

  • Mund të parandalojë humbjen e kockave

Kockat janë të përbëra kryesisht nga kolagjeni, që u jep atyre strukturë dhe ndihmon që ato të qëndrojnë të forta. Kështu, ndërkohë që kolagjeni në trupin tuaj shkatërrohet me rritjen e moshës, e njëjta gjë u ndodh edhe kockave. Kjo mund të çojë në sëmundje si osteoporoza, që karakterizohet nga densitet i ulët i kockave dhe një risk i lartë për fraktura. Studimet kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit ka efekte të caktuara në trup, që ndihmojnë për të frenuar shkatërrimin e kockave.

  • Flokë dhe thonj

Marrja e kolagjenit mund të rrisë forcën e thonjve duke parandaluar thyerjen e tyre. Githashtu mund të stimulojë flokët dhe thonjtë që të rriten më shpejt.

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë