Gazetare: Klevisa GJIKA
Shënohen 4 raste të reja infektimi në qytetin e Durrësit. Mësohet se një prej tyre mori përgjigje pozitive nga tampon nga kontakte të rasteve të mëparshme. Ndërkohë, 3 rastet e tjera janë vatra të reja që rrezikojnë të infektojnë edhe persona të tjerë.
Megjithatë, situata e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe trajtimi po bëhet në banesat e tyre.
Kujtojmë se dje kishte vetëm 3 persona të infektuar me koronavirus, vetëm një rast më pak krahasura me ditën e sotme.

