4 sëmundjet që nuk e dinit se mund të jenë ngjitëse

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

I lani duart para se të hani, mbuloni gojën kur teshtini, mundoheni të mënjanoni shtrëngimet e duarve…mendoni se i dini të gjitha mënyrat që ju mbrojnë nga disa sëmundjet ngjitëse më të zakonshme. Por, ka disa gjendje që vetëm sapuni antibakterial apo  përdorimi i pecetave për hundë nuk ju mbrojnë. Ja disa gjendje shëndetësore që nuk e dinit se janë ngjitëse:

Prishja e dhëmbëve

Mund të lani dhëmbët dhe të shmangni ëmbëlsirat sa të doni, por, nëse partneri/ja juaj nuk ndjek të njëjtën rutinë, edhe ju mund të bini viktimë e higjienës së varfër orale të tij/saj. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Helsinkit, në Finlandë, kanë zbuluar se bakteret orale që shkaktojnë prishje të dhëmbëve mund të kalojnë edhe tek partneri/ja.

Gjatë studimit,  të publikuar tek revista  “Oral Microbiology and Immunology”, u vëzhguan 20 çifte të moshës 37-70 vjeç, të cilët kishin të paktën 10 vjet që ishin të martuar.

Tek 4 prej çifteve, të dy partnerët kishin baktere të lidhura me inflamacionin e ndeve përreth dhëmbëve dhe inflamacion të mishrave të dhëmbëve. Tre nga ato kishin edhe bakterin kryesor që shkakton prishje të dhëmbëve.

Hulumtuesi shkencorë zbuluan se ADN-ja specifike e këtij bakteri ishte e njëjtë tek të dy partnerët, që do të thotë se është transmetuar nëpërmjet puthjeve.

Kancer

Nuk mund ta merrni kancerin nga një person që vuan nga kjo sëmundje  – por mund të merrni virusin HPV (human papiloma virus), i cili rit rrezikun për zhvillim të kancerit të zverkut, penisit, anusit, gojës dhe fytit.

Sipas një studimi nga Universiteti Duke, më shumë se 6 milionë amerikanë infektohen çdo vit me virusin HPV (sëmundja përhapet nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar).

Edhe pse disa njerëz mund të largojnë infeksionin vetë brenda 1-2 vitesh, me pak apo aspak simptoma, tek disa të tjerë infeksioni vazhdon të përsëritet – dhe sa më shumë të zgjasë, aq më të mëdha janë gjasat për zhvillim të kancerit.

Sëmundje autoimune

Të jetuarit me sëmundjen celiake nuk është edhe aq e dhimbshme, megjithatë, ato që kanë alergji ndaj glutenit (proteina e cila i jep formën dhe elasticitetin strukturës së drithërave), duhet të kenë kujdes se mos ekspozojnë edhe të dashurit e tyre. Sipas një studimi të publikuar tek revista “Gastroenterology and Hepatology”, partnerët apo bashkëshortët e atyre që vuajnë nga sëmundjet celiake janë më të rrezikuar nga sëmundjet autoimune joceliake, si sëmundja e Crohn-it, psoriasis, artriti reumatoid, lupusi ose koliti ulceroz.

Hulumtuesit shkencor zbuluan se për një periudhë mbi 10 vjet, 4.3% e partnerëve ose bashkëshortëve të atyre që vuanin nga sëmundja celiake u prekën nga sëmundje autoimune joceliake, krahasuar me 3.3% të partnerëve që nuk vuanin nga kjo sëmundje. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kjo ndodh si pasojë e ndarjes së bakterit të zorrës.

Obeziteti

Hulumtuesit shkencorë turq kanë zbuluar së fundmi një virus në indin dhjamor tek të rriturit obezë: human adenovirus-36 (Ad-36).  Njerëzit e ekspozuar ndaj virusit Ad-36 kanë 300 herë më shumë gjasa që të bëhen obezë se ata që nuk kanë qenë të ekspozuar. Në të gjithë botën, më shumë se 15 mijë njerëz në 9 shtete të ndryshme të botës janë testuar për antitrupat e virusit (zakonisht trupi e lufton këtë virus, megjithatë dëmi është bërë tashmë) dhe, njerëzit që janë obezë kanë më shumë gjasa që të shfaqin shenja të këtij infeksioni.

Burimi: Prevention / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar