Kryefaqja Lajm kryesor 4 shkaqet më të shpeshta për këmbë të ftohta

4 shkaqet më të shpeshta për këmbë të ftohta

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Shumë njerëz mund të përjetojnë ndjesinë e këmbëve të ftohta në një fazë të jetës së tyre. Kjo mund të shkaktohet nga diçka që mund të jetë e përkohshme dhe e padëmshme, por herë të tjera shkaqet mund të jenë më serioze.

Çfarë i shkakton “këmbët e ftohta”?

Ekzistojnë shkaqe të ndryshme për këmbët e ftohta. Ndonjëherë, arsyeja më e thjeshtë është thjesht i ftohti. Nëse jeni me xhinse dhe një bluzë, dhe i keni këmbët e zbathura, kuptohet që ato do të ftohen të parat. Por shkaqe të tjera mund të jenë:

  • Qarkullimi jo i mirë i gjakut

Ky është një nga shkaqet më të shpeshta për këmbët e ftohta. Qarkullimi jo i mirë mund ta bëjë të vështirë kalimin rregullisht të një sasie të mjaftueshme gjaku të ngrohtë në këmbë, duke i mbajtur kështu më të ftohta se pjesa tjetër e trupit.

Problemet e qarkullimit mund të vijnë si rezultat i një problemi me zemrën, ku kjo e fundit ka vështirësi të pompojë gjak në trup me një ritëm mjaftueshëm të shpejtë. Gjithashtu qarkullimi jo i mirë i gjakut mund të vijë nga të qëndruarit shumë ulur, si rezultat i një jete sedentare. Nëse qëndron ulur në karrige gjithë ditën, mund të kesh këtë problem. Duhanpirja mund të shkaktojë gjithashtu qarkullim jo të mirë.

  • Anemia

Anemia zhvillohet kur nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Ky është një shkak tjetër i shpeshtë i këmbëve të ftohta, sidomos në raste më të rënda të anemisë. Anemia e defiçencës së hekurit mund të ndodhë dhe në persona të shëndetshëm. Mund të trajtohet shumë lehtë me ndryshime në dietën ushqimore dhe duke marrë suplemente.

  • Tipi 1 dhe 2 i diabetit

Diabeti mund të shkaktojë jo vetëm këmbë të ftohta kur i prek, por gjithashtu dhe ndjenjën e këmbëve të ftohta për shkak të dëmtimeve të nervave. Simptoma të tjera mund të përfshijnë ndjenjën e mpirjes ose therjeve të lehta në këmbë.

  • Hipotiroidizmi

Ky çregullim ndodh kur tiroidja është pak aktive dhe nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Kjo bie ndesh me metabolizmin e trupit. Meqë metabolizmi kontrollon rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit, një tiroide pak aktive mund të kontribuojë në qarkullim të reduktuar dhe këmbë më të ftohta.

Shkaqe më pak të shpeshta për këmbët e ftohta mund të jenë:

  • Sëmundje vaskulare periferike, apo ngushtimi i arterievepër shkak të pllakave aterosklerotike
  • Fenomeni Raynaud, kur enët e gjakut pësojnë spazma
  • Arterioskleroza
  • Dëmtimi i nervave nga shkaqe të tjera

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj nëse keni këmbë të ftohta dhe:

  • Plagë në gishtat e duarve dhe të këmbëve që po marrin një kohë të gjatë për t’u shëruar
  • Lodhje
  • Ndryshime në peshë
  • Temperaturë
  • Dhimbje të kyçeve
  • Ndryshime në lëkurë, si trashje, skuqje, kruarje dhe irritim të saj

Gjithashtu duhet të shkoni te mjeku nëse i ndjeni këmbët e ftohta por kur i prekni ato janë të ngrohta. Mund të jetë simptome e një çrregullim neurologjik.

Burimi: Healthline

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here