Kryefaqja Lajm kryesor 4 sjellje që rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit

4 sjellje që rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Si shkaku i dytë i vdekjeve në Shqipëri, rreziku i kancerit mund të jetë i frikshëm. Por lajmi i mirë është se disa nga faktorët më të shpeshtë të rrezikut për kancer mund të kontrollohen. Duke bërë disa ndryshime në stilin e jetesës, mund të ulen gjasat për zhvillimin e kancerit, pa përmendur dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

Duhanpirja

Sa më shpesh të pini duhan dhe sa më gjatë ta bëni këtë, aq më shumë rriten gjasat pwr zhvillimin e kancerit. Duhanpirja rrit rrezikun jo vetëm për kancerin e mushkërive por dhe për kancer në zonat rreth gojës, si fyti dhe ezofagu. Mund të rrezikohen gjithashtu dhe organe të tjera të trupit si stomaku, veshkat, mëlçia, pankreasi etj

Tymi i duhanit përmban 250 kimikate të dëmshme, dhe të paktën 69 prej tyre mund të shkaktojnë kancer. Duhanpirja nuk ndikon vetëm tek ata që e bëjnë këtë, por dhe te njerëzit që i rrethojnë. Duhanpirja e dorës së dytë mund të shkaktojë kancer edhe tek ata që nuk e pijnë duahin por që qëndrojnë në ambjente ku pihet.

Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit, gojës, fytit, ezofagut, mëlçisë dhe zorrës. Për ata që e konsumojnë alkoolin rekomandohet të mos kalohet sasia e dy gotave në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Pirja e pijeve alkoolike dhe e duhanit në të njëjtën kohë e rrit edhe më shumë rrezikun. Alkooli mund të ndihmojë kimikatet e duhanit që të futen në qelizat e gojës, fyit dhe ezofagut. Gjithashtu e bën më të vështirë për qelizat që të riparojnë dëmtimet e bëra nga duhani.

Dieta e pashëndetshme

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e mishit të kuq dhe atij të procesuar, rrit riskun për kancerin kolo – rektal. Kjo nuk do të thotë se duhet ta eleminoni mishin plotësisht nga dieta juaj, por mund ta limitoni ngrënien e tij nëse e konsumoni shumë shpesh.

Studimet tregojnë gjithashtu se ushqimet dhe pijet me përbërje të lartë glicemie si pijet e gazuara, pica etj., lidhen me një risk më të lartë për zhvillimin e kancerit të prostatës. Por, ngrënia e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese, si legumet (fasule, bizele dhe thjerrëza) është lidhur me një risk më të ulët për zhvillimin e kancerit kolo – rektal dhe kancerit të prostatës.

Jeta sedentare

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe mungesa e aktivitetit fizik, janë nga gjërat më të këqija që mund të bëni për shëndetin tuaj. Njerëzit që qëndrojnë për periudha shumë të gjata ulur gjatë ditës, kanë risk më të madh për zhvillimin e kancerit të mushkërive, zorrëve dhe atij endometrial, krahasuar me ata që qëndrojnë më pak ulur.

Në mënyrë që të shmangni këtë, ushtrohuni rregullisht, për të paktën 30 minuta në ditë. Ose në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, ngrihuni herë pas here nga karrigia juaj dhe shtriqni këmbët dhe trupin.

Burimi: Geelong Medical Group

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here