4 vitaminat më të mira për lëkurën tuaj

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vitamina D

Vitamina D prodhohet më shpesh kur drita e diellit përthithet nga lëkura. Kur kjo ndodh kolesteroli kthehet në vitaminë D. Më pas vitamina D merret nga mëlçia dhe veshkat dhe transportohet nëpër trup për të ndihmuar në krijimin e qelizave të shëndetshme. Vitamina D luan një rol të rëndësishmë në ngjyrën e lëkurës. Mund edhe të ndihmojë në trajtimin e psoriazës.

Mund ta rrisni marrjen e vitaminës D:

  • duke qëndruar 10 minuta në ditë në diell
  • duke ngrënë ushqime të fortifikuara si drithërat e mëngjesit, kosi, lëng portokalli etj.
  • duke ngrënë ushqime që kanë vitaminë D në mënyrë natyrale si salmon, tuna dhe merluc
  • merrni suplemente të vitaminës D, të rekomanduara nga mjeku

Vitamina C

Vitamina C gjendet në nivele të larta në epidermë (shtresa e jashtme e lëkurës) si dhe në dermë (shtresa e brendshme e lëkurës). Vetitë që ka për luftimin e kancerit dhe roli në prodhimin e kolagjenit ndihmon në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme. Për këtë arsye, vitamina C është një nga përbërësit kyç në shumë produkte për kujdesin e lëkurës.

Marrja e vitaminës C në mënyrë orale mund të rrisë efektivitetin e kremrave kundra diellit. Gjithashtu vitamina C ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes, si përshembull rrudhat. Marrja e mjaftueshëm vitaminë C mund të ndihmojë dhe në riparimin dhe parandalimin e lëkurës së thatë.

Nëse doni të merrni më shumë vitaminë C mund të:

  • hani më shumë fruta si portokalli ose pini lëng portokalli
  • hani burime të tjera bimore të vitaminës C si luleshtrydhet, brokoli dhe spinaqi
  • merrni suplemente të vitaminës C, të rekomanduara nga mjeku
  • përdorni kremra për lëkurën që përmbajnë vitaminë C

Vitamina E

Ashtu si vitamina C edhe vitamina E është një antioksidant. Funksioni i saj kryesor në lëkurë është ta mbrojë atë kundra dëmtimit nga dielli. Vitamina E absorbon rrezet e dëmshme ultraviolet të diellit kur aplikohet në lëkurë. Kështu parandalon krijimin e rrudhave dhe shenjave të errëta.

Normalisht, trupi prodhon vitaminë E nëpërmjet sebumit, një substancë yndyrore që prodhohet nga poret e lëkurës.

Mund ta merrni vitaminën E:

  • duke ngrënë më shumë bimë arrore dhe fara, si bajame, lajthi, arra dhe fara luledielli
  • duke marrë suplemente të vitaminës E

Vitamina K

Vitamina K është bazike në procesin e mpiksjes së gjakut, që ndihmon në shërimin e plagëve, nxirjeve dhe zonave të prekura nga një operacion kirurgjikal. Funksionet bazike të vitaminës K gjithashtu përfshijnë përmirësimin e problemeve të lëkurës si:

  • shenjave në lëkurë
  • rrathët e syve
  • strijat në lëkurë

Mund të merrni më shumë vitaminë K duke ngrënë:

  • lakër jeshile
  • spinaq
  • sallatë jeshile
  • lakër
  • bishtaja

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet