Kryefaqja Aktualitet 4 vjet që po sorollatemi për një protezë këmbe

4 vjet që po sorollatemi për një protezë këmbe

0
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është përdoruesi më i rregullt i rrjeteve sociale. Ndër të vetmit “friendsa” që rrallë ta lë “seen”. Por, kur vjen puna te ankesat e qyetarëve, e vecanërisht ato konkretet, mbeten pa përgjigje. As përgjigje ironike, nga ato ku fajin e ka qytetari që nuk kupton reformën. Publikimet për shëndetësinë, ato që dëshmojnë “rilindjen” e sistemit shëndetësor marrin shumë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

Postimi i fundit i kryeministrit për këtë sektor ka qënë:

Patjetër patjetër, për spitalet ka ende shumë për të bërë, po edhe të bëjmë ndonjëherë një thirrje kujtese se si ishin spitalet jo 40 vjet, po vetëm 4 vjet më parë nuk është keq. Dhe jo sepse duhet thënë fjala e mirë përpara të këqijave kur një pune e mirë është bërë, po sepse pikërisht pse është bërë kjo punë e mirë, kemi mundësi të bëjmë edhe shumë më tepër akoma në këtë katërvjeçar.

Ndërkohë komentet e qytetarëve kanë qënë të menjëhershme:

  • Zoti kryeministër. Kam 4 vjet që po sorollatemi për një protezë këmbe e nuk po e gjejmë në spital, mjekët na thonë prit gomar të sjellë bar.
    Nuk është kjo Shëndetësia që duam… Ku mund ta gjej protezën o Kryeministri im.
  • Zoti Rama këto janë broçkulla që po nxjerr ti këtu reklamë. Nga cilësia e shërbimit që kemi në atë spital edhe poliklinikë nuk janë 2700 në vitë por në ditë. Nëqoftëse nuk më beson pyet dikë që e ka hallin atje . Ose shko vetë por mos lajmëro drejtoreshën apo përgjegjësit e t’u që ta bëjnë fushë me lule kur i viziton. Të lutem vendos dorë në shëndetësi dhe jo video kalamajsh . E ke për detyrë. Bëj punën për të cilën je emëruar. Kaq kisha qofsh mirë.
  • Përshëndetje z.Kryeministër. Jam R. H nga Vlora. Meqënëse jemi te tema e shëndetësisë po ju shkruaj për tim at ,Vilson Haskaj. është 70 vjeç dhe ka disa patologji, si: trashje gjaku, insuficiencë kardiake etj. E kemi kuruar te QSUT për 2 javë dhe kemi mbetur shumë të kënaqur nga trajtimi mjeksor te pavioni i terapisë intensive. Por, historia nuk mbaron këtu. Komisioni i mjekëve të QSUT-së në fletdalje i ka bërë rekomandimin për t’u kuruar midis të tjerash dhe me një medikament “XARELTO” të cilin duhet ta marr falas (rimbursim) që shërben për hollimin e gjaku. 2 muajt e parë ok. Kur u paraqit te mjeku i lagjes për të marrë përsëri rekomandimin për ilaçe, i thotë që nuk ju jap më rekomandim se kanë ndryshuar kriteret që janë

a)duhet të kesh trashje gjaku

b)duhet të kesh insuficienç kardiake

c) të kesh mbushur 75 vjeç ose te jesh diabetik.

  • Kriterin e tretë babai nuk e plotëson. Bëhet fjalë për një ilaç që kushton 9,000 lekë në muaj ndërkohë pensioni i babait është vetëm 16000 lekë në muaj megjithëse ka punuar 42 vite. Si mund të ndërpritet mjekimi në mes të terapisë. Kriteret e reja kanë fuqi prapavepruese. Im atë nëqoftëse nuk kurohet me xarelto ndoshta nuk i arrin 75 vjeç. Një person që ka punuar dhe ka kontribuar për gati gjysëm shekulli meriton të trajtohet me dinjitet nga shteti. Do kujdesemi për njerëzit si shtet pas vdekjes? Ju lutem kërkoj një zgjidhje për këtë rast. Ju faleminderit.
  • Pediatria në Elbasan është në gjendje skandaloze mjerë ne të shkretët kemi hall mos të na sëmuren fëmijët se kushtet janë si biruc as burg jo se do jetë më mirë.
  • Nuk ka ilaçe se shtyhen tenderat për punë fondesh. Njerëzit po vdesin për bukë ju harxhoni 500 mln lekë për sterilizimin e qenve në Tiranë. Tmerr! Kështu shpërdorohen lekët tona nga rilindja.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here