Kryefaqja Box 6 4 zakone që duhet t’i eliminoni patjetër

4 zakone që duhet t’i eliminoni patjetër

0
Shpërndaje

Të tregoni kujdes në mirëmbajtjen e lëkurës tuaj në mënyrë të shëndetshme, të flini mjaftueshëm, të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime si dhe të eleminoni sa më shumë konsumimin e alkoolit mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të shndritshme dhe të dukeni më të rinj.

Të mos flesh mjaftueshëm:

Një gjumë i mirë jo vetëm ruan aftësitë mendore, por ju ndihmon të dukeni më të rinj. Kjo sepse qelizat epidermale funksionojnë sipas një ritmi të caktuar, dmth natën punojnë për të riparuar dëmtimet që pëson lëkura gjatë ditës, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ose ndotja e mjedisit përreth. E kundërta ndodh kur flemë pak, pasi i gjithë procesi rregullues zerohet –shpjegon dermatologia Joshua Zeichner , nga spitali Mount Sinai. Në këtë mënyrë lëkura nuk arrin të përgatitet për ditën pasardhëse dhe duket e lodhur.

Këshilla : mundohuni të flini të paktën 8 orë natën dhe para se të flini aplikoni një krem hidratant në të gjithe trupin,duke shmangur kështu dehidratimin e lëkurës gjatë natës.

Të konsumosh pak fruta dhe perime:

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, një dietë e balancuar dhe e pasur me fruta dhe perime mund t’ju ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Konfirmimi vjen nga dy kërkime të ndryshme: e para theksohet se vitamina E është vecanërisht e aftë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV dhe të zvogëlojë infeksionet; e dyta e vendos theksin te vitamina A dhe B3, të domosdoshme për të shmangur këputjen e kolagjenit,duke favorizuar kështu elasticitetin e lëkurës. Këshilla: përdorni sa më shumë perime me gjethe jeshile, patate të ëmbla, portokalle, speca të kuq, luleshtrydhe, kërpudha.

Teprimi me të ëmblat:  Të konsumosh shumë niseshte dhe sheqerna ndikon dhe në gjendjen e lëkurës, sepse këto produkte favorizojnë inflamacionet dhe aknet. Përveë kësaj,është për t’u marreë në konsideratë glikacioni,procesi përmes të cilit molekulat e sheqerit lidhen me proteinat e kolagjenit dhe elastinës duke shkaktuar humbje elasticiteti,e për rrjedhojë mundëson shfaqjen e rrudhave të parakohshme. Këshilla: zvogëloni konsumimin e sheqerit dhe rrisni atë të proteinave,planifikoni ushqimet për të shmangur tundimet.

Alkooli: Konsumimi i alkoolit redukton nivelet antioksiduese në lëkurë,duke e bërë  të vështirë veprimin e radikaleve të lira, gjë e cila favorizon shfaqjen e rrudhave. Por nuk ka akoma mjaftueshëm studime të cilat tregojnë se vetë alkooli lidhet drejtpërdrejtë me plakjen e parakohshme. Të pish shumë alkool rrit rrezikun për sëmundje të rënda të zemrës, favorizon depresionin dhe mund të provokojë disa lloje kanceri.

Këshillë: nqs nuk mund të hiqni dorë nga konsumi i alkoolit, atëherë këshillohet të qëndroni brenda limiteve.

 

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here