40-65-vjeçarët, tre data në dispozicion për vizitat falas

Tre janë datat që do të ketë në dispozicion çdo person i grupmoshës 40-65 vjeç për të kryer falas analizat dhe ekzaminimet e paketës bazë të shëndetit. Ekspertët e dikasterit të shëndetit kanë bërë gati tashmë Udhëzuesin për kontrollin bazë të kësaj moshe, ku detajohet e gjithë procedura që do të ndiqet nga punonjësit e 415 qendrave shëndetësore që janë përzgjedhur për të ofruar ekzaminimet dhe analizat falas për këtë kategori.

Klodian Rjepaj

Zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj

Personeli mjekësor i çdo zone ka hartuar listat e banorëve që i përkasin kësaj grupmoshe. Brenda pak javësh do të nisë puna konkrete për njoftimin e qytetarëve që do të bëjnë kontrollet sipas skemës së përcaktuar. Njoftimi i tyre për datat e kryerjes së vizitave do të bëhet me anë të postës. Në këto kushte, çdo qytetari do t’i shkojë në shtëpi një zarf, në përbërje të cilit janë tre datat që ai ka në dispozicion për të bërë këto ekzaminime.

“Marrja pjesë në kontrollin mjekësor bazë do të ofrohet në një nga tri datat që do t’i propozohen individit, në muajin e tij të lindjes, ndërkohë që në raste të caktuara lajmërimet do të bëhen edhe nëpërmjet telefonit”, sqarohet në udhëzim.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj thotë se kontrollet do ndihmojnë zbulimin e hershëm të sëmundjeve. Sipas tij, sëmundjet kronike jo të transmetueshme, veçanërisht ato kardiovaskulare dhe tumorale, janë shkaktaret më të mëdhenj të vdekshmërisë në Shqipëri. Ato janë sëmundje që kanë në bazë të tyre një stil jetese jo të shëndetshëm, ndaj ngulmohet që të mund të parandalohen duke u kapur në kohë dhe duke ndikuar në edukimin shëndetësor të popullatës.

“Në masën dërmuese barra e sëmundshmërisë në Shqipëri përcaktohet nga 3 faktorë madhorë të rrezikut: ushqyerja jo e shëndetshme, presioni i lartë i gjakut dhe konsumi i produkteve të duhanit. Pesë shkaqet kryesore të viteve të jetuara me paaftësi janë dhimbjet e poshtme të shpinës, çrregullimet madhore të depresionit, dëmtimet nga rrëzimet, dhimbjet e qafës dhe çrregullimet e ankthit./ Pranvera Kola

“Vitet e jetës të humbura nga vdekja e parakohshme në popullatën shqiptare u atribuohen sëmundjeve ishemike të zemrës (18.6%), sëmundjeve cerebrovaskulare (15.2%), infeksioneve respiratore të poshtme (5.6%), kancerit të mushkërisë (4.6%), aksidenteve rrugore (3.5% )”, bën me dije Rjepaj.

Personat e grupmoshës 40-65 vjeç kanë rrezik më të lartë për një sërë gjendjesh shëndetësore jo të favorshme dhe pikërisht këta individë do të kishin përfitimin maksimal nga zbulimi i hershëm i sëmundjes së tyre.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak