400 të prekur nga gripi vetëm në një javë

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me intesitet të lartë të përhapjes së virusit të gripit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë klasifikohet me ngjyrë të kuqe për përhapjen e  këtij virusi , njësoj si Italia dhe Greqia.

Në qarkullim vijojnë të jenë dy viruset e gripit, ai i tipit A dhe ai i tipit B.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë me dije se vetëm javën që lamë pas numërohen mbi 400 persona të prekur nga virusi i gripit.  Prej të cilëve 60% e tyre janë me virusin e gripit A  dhe 40 mostra të analizuara rezultojnë me virusin e gripit të tipit B.

Por asnjë prej tyre nuk paraqitet në gjendje të rëndë.

Bluzat e bardha thonë se kjo është një situatë normale dhe e zakonshme për stinën, por rekomandojnë vaksinimin për kategoritë me risk. Mbi 80 mijë doza te vendosura në dispozicion për popullatën kanë filluar injektimin prej muajit nëntor. Vitin e kaluar 5 persona humbën jetën si pasoje gripit.

Burimi: Tv Klan

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni