44% e adoleshentëve shohin materiale provokuese në internet

adoleshent internet44 për qind e 900 adoleshentëve të moshës 13 – 18 vjeç shohin përditë materiale provokuese në internet edhe nëse ata vetë nuk i kërkojnë. Ky është rezultati i studimit më të fundit të “World Vision” në Shqipëri.

“47 për qind e fëmijëve të intervistuar brenda vitit të fundit janë kontaktuar online të paktën nga një person i huaj, nga shtetas nga SHBA, Anglia dhe Italia. Pothuajse gjysma e fëmijëve janë të ekspozuar çdo ditë nga materialet e papërshtatshme, qoftë nga ato faqe reklamash që shfaqen automatikisht, qoftë fëmijë, të cilët në internet-kafe, për shkak se nuk ka kontroll, nuk ka limite moshe, nuk ka filtra që internet-kafetë të vendosin për fëmijët nën 18 vjeç, ata janë të ekspozuar çdo ditë ndaj materialeve të papërshtatshme”, thotë Ridiona Stano, menaxhere e programit për fëmijë “World Vision”.

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se në të gjitha shkollat e mesme do të vendosen filtra bllokues, edhe pse Ministria e Arsimit trashëgon një borxh prej 3 milionë eurosh ndaj kompanive të internetit.

“Në këto ditë po bëjmë realitet përmes përgatitjeve të shumta për të patur fillimisht në gjithë shkollat e mesme mundësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes përdorimit të tabletave. Menaxhimi i tyre në klasë, menaxhimi dhe siguria e lundrimit të nxënësve në internet do të jenë pjesë e protokolleve të mirëmenduara paraprakisht dhe kushte të cilat do t’u vihen kompanive që do të ofrojnë internetin, si dhe partnerëve tanë, të cilët do të na ndihmojnë në këtë proces pilot”, tha Nikolla.

Në të gjithë vendin të paktën 62% e fëmijëve kanë shërbim interneti dhe kanë kompjuter në dhomën e tyre. Ekspertët kanë kërkuar që të krijohen paketa sigurie për fëmijët në mënyrë që ato të instalohen në kompjuterat apo në laptopët që përdoren nga fëmijët. Ndërkohë që kompanitë celulare duhet të vendosin filtra mbrojtës.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet