Kryefaqja Shendeti a-z A 5 aroma të trupit që nuk duhet t’i injoroni kurrsesi

5 aroma të trupit që nuk duhet t’i injoroni kurrsesi

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Nëse sapo keni mbaruar stërvitjen apo keni ngrënë një hamburger me shumë qepë dhe salcë me hudhra, gjasat janë që të kundërmoni një erë të shpifur, që vihet re sapo hyni në dhomë. Në shumë raste, një dush i shpejtë, hedhja e një deodoranti apo larja e dhëmbëve mund t’ju shpëtojë nga kjo situatë e sikletshme.

Por, në raste të tjera nuk është kaq e thjesht.

Kjo sepse era e trupit mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese e ndonjë sëmundje. Sipas një studimi suedez, disa sëmundje mund të prodhojnë një erë të veçantë,  shumë të shpifur. Këto 5 aroma të trupit nuk duhet t’i injoroni kurrsesi, pasi paralajmërojnë për një problem serioz të shëndetit.

Frymë me shije frutash të kalbura (acid) – simptomë e diabetit

Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, mund të vuani nga një formë e diabetit e quajtur ketoacidosis diabetik (DKA). Kjo është më e shpeshtë tek njerëzit që vuajnë me diabet të tipit 1, por nuk përjashtohen as ata me diabet të tipit 2.

Ja çfarë ndodh në këtë rast: Trupi nuk krijon energjinë e nevojshme për të funksionuar siç duhet, prandaj fillon të zbërthejë acidet yndyrore për energji. Kështu formohen substanca kimike acidike të quajtura ketone në gjak. Një nga acidet kryesore, aceton (i njëjti përbërës që gjendet tek heqësi i manikyrit tek thonjtë) mund të lërë një aromë acidi apo fruti të kalbur në frymëmarrjen tuaj. Mund të mos e vëreni atë, derisa dikush t’jua diktojë. Ndërsa mjekët mund ta nuhasin menjëherë.

Efektet e kësaj forme të diabetit mund të jenë vdekjeprurëse. Ajo ju shkakton të përziera, të vjella, urinim të shpeshtë, duke bërë që trupi të humbasë lëngje në një normë të frikshme.

Kjo sëmundje zakonisht shfaqet edhe me simptoma të tjera të diabetit, si lodhje, probleme me shikimin, rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme. Prandaj nëse fryma juaj vjen aromë frutash të kalbura, si dhe vëreni simptoma të tjera, sidomos nëse janë të shoqëruar me lodhje, tharje të gojës, probleme me frymëmarrjen, dhimbje abdominale, bëni një kontroll tek mjeku sa më parë të jetë e mundur. Spitali Continental ka një ofertë shumë të mirë për kontrollin e diabetit. Për vetëm 5000 lekë, ju do të mund të bëni një kontroll të imtësishëm që parashikon për rrezikun e prekjes nga diabet.

Në kontroll përfshihen:

– Vizitë me mjekun Endokrinolg
– Glicemia esell (sheqeri ne gjak)
– Hemoglobina e glukozuar (tregon ekuilibrin e sheqerit për tre muajt e fundit)
– Lipidograma (yndyrnat)
– Azotemia, kreatinemia
– Proteinat totale
– Provat e heparit
– Gjak komplet
– Urinë komplet
Kjo vlen edhe për diabetikët për të parandaluar ndërlikimet kronike të diabetit.

Telefono: 04506666 ose 0697004000.
Spitali Continental, adresa: Lagjia Ali Demi, pranë Ish- Poligrafikut, Tiranë.

Erë të keqe të këmbëve: Infeksion mykotik i këmbës

Nuk largohet era e keqe e këmbëve edhe pse i lani këmbët dhe i ndërroni çorapet shpesh? Duhet të fajësoni infeksionet fungale. Nëse lëkura përreth gishtave është e thatë, e plasaritur, e skuqur apo me flluska, mund të keni infeksion mykotik të këmbës.

Kjo shkaktohet nga bakteret dhe myku i formuar në lëkurë dhe gishtat e këmbëve, si pasojë e lagështirës.

Jashtëqitja me erë të rëndë – simptomë e intolerancës ushqimore

Në rastet kur zorra e hollë nuk prodhon mjaftueshëm sasi të një enzime të quajtur laktazë, ajo nuk mund të tresë laktozën, një lloj sheqeri që gjendet tek produktet e qumështit. Prandaj, zorra e hollë e kalon laktozën direkt në zorrën e trashë, në vend të qarkullimit të gjakut, dhe fermentohet nga bakteri i zorrës. Kështu mund të shkaktohet era e rëndë tek jashtëqitja, fryrja e barkut dhe gazra me erë të keqe.

 Era e rëndë e urinës – simptomë e një infeksioni urinar

Infeksionet e traktit urinar mund të shkaktojnë një erë të rëndë dhe shumë të keqe të urinës. Kjo ndodh pasi bakteret, sidomos bakteri E. coli, hyn në traktin urinar dhe uretrën. Më pas ato shumëfishohen në  fshikëzën e urinës.

Era e keqe e gojës – apnea e gjumit

Nëse ju vjen erë e keqe nga goja çdo mëngjes, edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, mund të sinjalizojë për probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit. Në këtë rast merrni frymë me gojë dhe jo me hundë, dhe shkakton tharje të gojës dhe gërhitje.

Është mirë që apnea e gjumit të diagnostikohet herët, pasi lidhet me sëmundje të tjera, si diabet tension i lartë i gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here