5 arsye përse duhet të konsumojmë qumësht

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Në ditët e sotme është hapur një debat nëse është e shëndetshme të konsumohet qumësht apo jo. Kjo pasi mendohet se qumështi është i përpunuar më shumë nga ç’duhet, është i pasterizuar, i homogjenizuar dhe i prekur nga antibiotikët dhe hormone rritëse, të cilat përfundojnë tek qumështi me anë të ushqimit jo të shëndetshëm që u jepet kafshëve. Sidoqoftë, qumështi është konsumuar nga njerëzit prej mijëra shekujsh tashmë, dhe është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash, mineralesh dhe proteinash.  Ai ndihmon në shëndetin e zemrës, trurit, lëkurës, flokëve, muskujve, dhe është anti-kanceroz.qumesht

Kalciumi

Qumështi është një burim i shkëlqyer kalciumi, dhe për këtë arsye ai është shumë i mirë si për dhëmbët ashtu edhe për kockat. Si të gjitha mineralet e tjera, edhe kalciumi është shumë i vështirë për t’u përthithur nga trupi, veçanërisht kalciumi sintetik i cili gjendet më së shumti në produktet inorganike. Por kalciumi që gjendet te qumështi mund të përthithet lehtësisht nga gjaku, nga ku më pas shkon në qeliza dhe jep efektin e vetë në të gjithë trupin.

Proteinat

Proteinat janë thelbësore në krijimin dhe kujdesin e çdo pjese të trupit, veçanërisht muskujve. Qumështi përmban dy burime shumë të mira proteinash, hirrën dhe kazeinën, të dyja këto proteina përmbajnë amino acidet më të nevojshme për organizmin tonë. Si hirra ashtu edhe kazeina janë lëndë që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë, dhe marrja e tyre mund të bëhet vetëm me anë të ushqimit. Trupi mund t’i përthithë dhe t’i përdorë ato lehtësisht, pasi janë të shpërbëra në aminoacide.

 Vitaminat

Qumështi është një burim shumë i mirë vitaminash organike, të cilat, ndryshe nga ato sintetiket, mund të përthithen me lehtësi nga organizmi. Qumështi përmban vitaminën A, që është e mirë për sytë, vitaminën D që bashkë me kalciumin janë shumë të mira për kockat, dhëmbët, dhe sipas një studimi të fundit ka edhe veti anti-kanceroze, vitaminat B12, B2, B3 (vitaminat B janë përgjegjëse për prodhimin e energjisë dhe ndihmojë në kurimin e stresit dhe depresionit).

 Mineralet

Qumështi është një burim mineralesh organike, ku përveç kalciumit, është i pasur në magnez, kalium dhe zink. Magnezi është i rëndësishëm pasi ka ndikim në disa procese të enzimave. Kaliumi ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, rrahjeve të zemrës dhe në mirëfunksionimin e sistemit nervor. Zinku përshpejton shërimin e plagëve, pengon shumëfishimin e viruseve (pra redukton kohëzgjatjen e infeksioneve), dhe ndihmon në mbetjen shtatzënë. Gjithashtu ndihmon në përthithjen e vitaminës E, e cila shërben si një antioksidues shumë i mirë.

Karbohidratet

Qumështi është një burim laktoze, e cila është një karbohidrat i pasur në energji. Laktoza është një karbohidrat kompleks, dhe trupi ka nevojë për karbohidrate të tilla për të prodhuar energji.

Ndryshe nga karbohidratet e pastra, si sheqeri dhe mielli i bardhë, të cilat kthehen shumë shpejtë në glukozë, laktoza ka një indeks të ulët glicemik. Indeksi glicemik tregon shpejtësinë me të cilën karbohidratet kthehen në glukozë dhe hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut. Ushqimet si qumështi e kanë këtë indeks të ulët, që do të thotë se sasia e sheqerit në gjak nuk rritet shumë pas konsumit të tij. / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit