5 arsye pse nuk duhet ta pini ujin në shishe plastike

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Denisa Canameti

Uji është thelbësor për jetën. Nuk është vetëm freskues, gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në trup dhe në funksionin e organeve. Uji është po i rëndësishëm dhe i nevojshëm për ta mbajtur trupin të hidratuar. Shumë kompani e kanë kthyer këtë lëng në biznes duke gënjyer konsumatorët për dekada të tëra. Sloganet e tilla si “9 nga 10 mjekët e rekomandojnë” janë përdorur për të shitur ujë në sishe duke pretenduar se është më i shëndetshëm se një rubinet uji. Disa kompani e shpërndajnë ujin me cilësi të dobët dhe me çmime që janë shumë të larta për konsumatorët.

uji 2Uji i ambalazhuar nuk është një alternativë e qëndrueshme, edhe pse kompanitë që e shesin do të donin që të thuhej e kundërta. Është e vërtetë se shumë kompani aktualisht kanë politika për riciklimin dhe ripërdorimin e shisheve plastike, por në shumicën e rasteve shishet përfundojnë në plehra dhe ndotin mjedisin. Nuk jemi duke thënë se rubineti është 100% i sigurt për t’u përdorur. Gjithçka varet nga mënyra sesi është përpunuar për ta bërë të përshtatshëm për konsum njerëzor.

Duke i ditur këto fakte, këtu janë 5 arsye pse ju nuk duhet të pini ujë në shishe plastike:

Shishet plastike nuk riciklohen lehtësisht: Siç e kemi përmendur më lart, kompanitë duan që konsumatorët të besojnë se shishet plastike janë miqësore me mjedisin. Megjithatë, këto shishe janë të prodhuara me materiale të cilat marrin qindra vjet për t’u shpërbërë.

Ka shumë fushata të cilat promovojnë riciklimin e shisheve plastike, por realisht kjo ka ndikuar shumë pak në ndotjen e mjedisit. Sipas disa studimeve, shumë shishe plastike janë hedhur dhe jo ricikluar. Por shishet nuk prishen aq lehtë sa tregon etiketa e tyre.

Uji në shishe plastike në pjesën më të madhe të rasteve është si uji i rubinetit, por me çmim më të lartë.

Shpesh një shishe uji plastike reklamohet duke u krahasuar me flladin e pranverës. Kjo nuk do të thotë se uji është i pastër apo i cilësisë së lartë. Në fakt, vetëm një përqindje e vogël e ujit në shishe vjen nga burimet apo burimet nëntokësore. Afërsisht 25% e të gjithë ujit në shishe është identike në cilësi me ujin e rubinetit. Natyrisht, disa kompani e filtrojnë ujin dhe investojnë në përmirësimin e cilësisë së tij. Megjithatë, disa studime kanë treguar se rezultatet e mostrave të ujit në shishe tregojnë për myk, mikrobe, benzen madje edhe arsenik. Në këtë aspekt, ekspertët e konsiderojnë ujin e rubinetit më të besueshëm.

Uji në shishe plastike përmban toksina

Plastika e përdorur për ujin në shishe nuk është vetëm një e keqe për planetin, por gjithashtu mund të dëmtojë trupin tuaj. Kompanitë që bëjnë biznes me ujin përdorin një lloj plastike të lirë që është më pak toksik se llojet e tjera të plastikës.

Uji i rubinetit është i përsosur për gatimin e ushqimeve organike

Ushqim organik është bërë me të vërtetë popullor, pasi u përcaktua se është shumë më e shëndetshme sesa ushqimet që kanë qenë të ekspozuar ndaj pesticideve dhe kimikateve të tjera. Gatimi i këtyre ushqimeve me rubinet uji është një mënyrë për të mbajtur ushqimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Ka alternativa të ujit në shishe plastike

Ka shumë shishe plstike në treg që janë ideale për mbushjen me ujë në shtëpi në mënyrë që gjithmonë të mund të keni këtë lëng jetik në dorë. Ka edhe disa produkte të reja për shtëpi që mund të rrisin besimin në rubinetin e ujit të pijshëm. Një alternativë është që të shtoni një filtër në rubinetin e ujit. Janë të lehtë për të instaluar dhe do të përmirësojë cilësinë e ujit.

Marrë nga steptohealth.com

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet