5 fakte mbi kancerin e prostatës

  1. Një në 7 meshkuj do të diagnostikohet me kancer të prostatës gjatë jetës së tij, referuar statistikave botërore. Kanceri i prostatës është një tumor shumë i zakonshëm brenda prostatës. Kjo është kryesisht një sëmundje që prek meshkujt me rritjen e moshës 50, 60 dhe 70 vjeçare.”
  2. Disa prej meshkujve kanë rrezik më të lartë për kancerin e prostatës.

Nëse dikush në familjen tuaj është diagnostikuar me kancer të prostatës, është e rëndësishme që dhe ju të kryeni kontrollet dhe ekzaminimet përkatëse. Meshkujt afrikanoamerikanë kanë risk më të lartë për zhvillimin e një tipi më agresiv të kancerit të prostatës”.

  1. Zbulimi i hershëm sjell avantazhe

Kur kanceri i prostatës zbulohet në stadin fillestar, në momentin ende është i kufizuar në gjëndrën e prostatës, atëherë ekzistojnë shanse më të larta për t›u trajtuar me sukses. Ndërsa disa tipe të kancerit të prostatës rriten ngadalë dhe mund të kenë nevojë për trajtim minimal ose aspak, disa tipe të tjera janë agresivë dhe mund të përhapen shumë shpejt.

  1. Shërbimet Parandaluese në SHBA kanë modifikuar rekomandimet e saj të diagnostikimit të popullatës për kancerin e prostatës

Ky shërbim inkurajon meshkujt e moshës 55-69 vjeçare të konsiderojnë përfitimet dhe risqet që këto procedura mbartin, duke nxitur diskutimin me mjekë specialistë mbi çeshtjen dhe marrjen e vendimit më të mirë në varësi të shqyrtimit të situatës individuale.

  1. Së fundmi është rekomanduar kryerja e një testi të ri i cili përmirëson zbulimin e kancerit të prostatës

Testi i PHI plotëson hendekun diagnostikues ndërmjet ekzaminimit të gjakut të prostatës dhe biopsisë së prostatës. “Duke kryer testin e Indeksit të Shëndetit të Prostatës, ne jemi në gjendje të bëjmë një vlerësim më të saktë të përqindjes së riskut që pacienti mbart për malinjitet të prostatës pas biopsisë”. Ky test kombinon tre ekzaminime të gjakut për të përllogaritur pikëzimin e Indeksit të Shëndetit të Prostatës i cili individualizohet për çdo pacient. Rezulton që ky test të ketë zvogëluar biopsitë e panevojshme në nivelin 30 %.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë