5 gabimet që po ju plakin fytyrën

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

fytyre_plakje

Nga të gjitha pjesët e trupit, fytyra është ajo që mund të tregojë realisht moshën tuaj. Nëse nuk merrni masa për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme, (dieta ushqimore e mirë-balancuar, mbrojtja nga rrezet e diellit, përdorimi i kremrave të ndryshme etj), atëherë mund të shkaktoni plakje të parakohshme të saj. Më poshtë do të gjeni 5 gabimet që mund të shkaktojnë plakje të parakohshme fytyrës:

“Goja e peshkut” është trendi më i ri i buzëve që vajzat bëjnë nëpër foto, pa e ditur se ky trend po u shkakton dalje të parakohshme të rrudhave tek goja.

Fjetja me stomak  (apo në njërën anë):  Vendosja e fytyrës tek jastëku mund të shkaktojë shfaqje të rrudhave.

Ngritja  e termostatit – Temperaturat e larta dhe mungesa e ajrit shkakton tharje dhe inflamacion në lëkurës, duke çuar kështu në plakje të fytyrës.

Ndjekja e një diete me shumë pak yndyra – Yndyra tek dieta ndihmon për ta mbajtur lëkurën të butë dhe të shëndetshme.

Përdorimi i kremrave kundër diellit vetëm në plazh: Rrezet e diellit mund të dëmtojnë dhe plakin lëkurën çdo ditë, dhe jo vetëm kur jeni në plazh.

Më poshtë mund t’i shihni këto gabime të ilustruara në video.

Burimi: Health.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

A ofron projektligji MedAL garanci për të drejtën e pacientëve për barna të sigurta dhe cilësore?
Protesta e 28 nëntorit, 35 persona mbeten të lënduar
Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ia fashojnë
BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike