5 gjëra që ndërhyjnë në jetën seksuale

“Truri është organi më i rëndësishëm i seksit në trupin e njeriut”. Kjo shprehje tepër e njohur përmban një të vërtetë të madhe. Organet seksuale të shëndetshme, nivelet e duhura të hormonit dhe aftësia për t’u eksituar nuk garantojnë një jetë seksuale të mirë. Faktorë të tjerë – si truri – mund të marredhenie ciftndërhyjnë.

Marrëdhëniet në çift

Tensionet dhe largësia emocionale mund të minojnë jetën seksuale të një çifti. Konfliktet s’kanë lidhje me seksin, po ashtu si dhe financat dhe rritja e fëmijëve, gjithsesi mund të jenë në rrënjë të problemeve seksuale. Dhe një gjë e tillë vepron dhe anasjelltas: një problem seksual e pengon një çift që të mirëkuptohet.

Problemet personale

Një person mund të jetë i shqetësuar se mënyra se si ai kryen marrëdhënie seksuale nuk është e duhura ose e kënaqshme. Kjo ndjenjë theksohet edhe më shumë te burrat dhe gratë pasi kalojnë të 50-at.

vetevleresimiVetëvlerësimi dhe vetëshikimi i trupit

Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë një njeri të ndihet më pak joshës. Vitet që kalojnë e rëndojnë trupin. Lindja e fëmijëve, ushqimi jo i mirë, marrja peshë apo rënia e flokëve e bëjnë një person të ndihet më pak i/e dëshiruar. Një ndjenjë e tillë mund të ndërhyjë në bërjen dashuri dhe mund ta pengojë një person në nisjen apo përgjigjen e ngacmimeve seksuale nga partneri.

Pritshmëria dhe përvojat e kaluara

Seksualiteti juaj është një çështje juaja që nga lindja, por historia juaj familjare, kultura, mediat, kolegët formësojnë sjelljen tuaj ndaj seksit. Për disa njerëz, kjo histori i bën që ta shijojnë jetën e tyre seksuale. Për të tjerë, thjesht i ndërlikon marrëdhëniet.

Stresi dhe ndryshimet në stilin e jetës

Stresi dhe lodhja mund ta bllokojnë lehtë jetën tuaj seksuale. Stresi mund të vijë nga çdo drejtim – përballja me fëmjët, problemet financiare, prindërit që plaken, çështjet shëndetësore, problemet e karrierës etj. Kërkesat gjithnjë në rritje mund t’ju pengojnë ju dhe partnerin tuaj për të shijuar marrëdhënien tuaj./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?