5 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë sa zgjoheni në mëngjes

Përshtati në shqip për “shëndeti.com.al”: D.Bardhi

Shpesh mëngjesi dikton ecurinë e gjithë ditës. Nëse zgjoheni vonë në mëngjes dhe bëni çdo gjë “me vrap” për të kapur autobusin, për të mbërritur në kohë në punë apo shkollë etj, ju do të jeni më pak produktiv dhe më pak energjik gjatë gjithë ditës. Në të kundërt, nëse mëngjesi nis me zgjimin herët dhe qetë, ju do të keni një një ditë më të frytshme.

Ja gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë sa zgjoheni në mëngjes:

oreMos fikni alarmin e orës:  sipas ekspertëve, disa minuta “gjumë” pas alarmit do t’ju bëjnë të ndiheni më dembelë dhe më të lodhur.

Mos kontrolloni e-mailet, sms-të etj: është joshës fakti që duhet të kontrolloni e-mailet apo rrjetet sociale menjëherë sapo zgjoheni, por ky veprim, thjesht do t’ju vonojë për ta nisur siç duhet ditën.

Mos pini kafe: studimet kanë treguar se midis orës 8:00 dhe 9:00, trupi ynë prodhon sasi të mëdha kortizoli, hormon i cili rregullon nivelin e energjisë në trup. Pirja e kafes para orës 9:30 do të reduktojë prodhimin e kortizolit në nivelin e duhur.

Mos e lini dhomën e çrregullt: kur jeni me nxitim, rrëmuja në dhomë është thuajse e pashmangshme. Zgjohuni 5 minuta më parë për ta lënë krevatin dhe dhomën në rregull siç duhet. Ju do ta falenderoni veten më vonë, kur të ktheheni në shtëpi të lodhur pas punës.

Mos u zgjoni nëse s’ka dalë akoma dielli: ora e brendshme e trupit e bën dallimin midis dritës dhe errësirës. Zgjimi në errësirë e bën trupin dhe trurin të ndihet më i lodhur.

Burimi: David Wolfe

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç