5 këshilla për një gjumë më të mirë kur udhëtoni

Përshati në shqip: Arlinda Rexhmati

Asgjë nuk e prish më shumë rutinën e gjumit tuaj se sa udhëtimet, edhe nësekëto të fundit janë për qejf. Të gjithë kanë një kohë optimale kur trupat duan të flenë dhe gjatë një udhëtimi, sidomos kur ka ndryshime të orëve, kjo kohë mund të çrregullohet.

Pavarësisht nëse po udhëtoni për qejf apo punë, më poshtë keni disa këshilla se si ta mbani çrregullimin e gjumit në minimum.

  • Flini në mënyrë strategjike

Tre ditë para se të nisësh udhëtimin, ndryshojeni orarin e gjumit me një orë para ose mbrapa (sipas rastit). Shto një orë natën e dytë dhe një orë tjetër natën e tretë.

  • Ecni sipas rrjedhës së vendit ku keni udhëtuar

Nëse shkoni në një vend me ndryshim ore, atëherë veproni sipas orës së vendit ku keni shkuar. Nëse është ditë mundohuni të mos flini edhe nëse jeni të lodhur, e nëse është natë,  mundohuni të flini edhe nëse keni fjetur gjatë udhëtimit.

  • Zbatoni rregullin dy ditor

Nëse do të qëndroni më pak se dy ditë në një vend, mos e ndryshoni rutinën tuaj.

  • Lëvizeni trupin

Kur të jeni duke filluar ditën, rekomandohet një dush i ngrohtë dhe disa ushtrime fizike në mënyrë që trupi të sinjalizohet që është koha të vihet në lëvizje.

  • Merrni melatoninë

Nivelet natyrale të hormonit melatoninë rriten zakonisht dy orë para kohës së gjumit, duke e përgatitur kështu trupin për të pushuar. Nëse jeni duke udhëtuar, trupit tuaj mund t’i duhet një shtyrje e vogël. Melatonina e ndihmon trupin në prodhimin e melatoninës natyrale në kohën e duhur.

Burimi: Johns Hopkins Medicine

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?