5 këshilla që metabolizmi ynë të harxhojë sa më shumë kalori

Rolina Naço, dietologe

1) E fillojmë gjithmonë ditën me një mëngjes të mirë, duke kombinuar proteinat- karbohidratet- edhe vitaminën C, p. sh. 1 filxhan kos me tërshëre- 1/2 frutë ose fruta të thata dhe pak kanellë, ose bukë thekre me djathë dhie , vaj ulliri , rigon dhe pak kastravec ose speca të kuqe.

2) Çdo 3 orë duhet të konsumojmë një mesvakt p.sh. 1 frut ose 1 filxhan çaj me fruta të thata , dhallë, kos , mini tost etj, në varësi të parametrave trupore dhe aktivitetit përgjatë ditës.

3) Në vaktin e darkës duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të vogël karbohidratesh, por me nivel glicemik të ulët, si p.sh. buke thekre, pasta integrale, bishtajore me sallata të ndryshme, supa etj.

4) Çdo ditë mundohuni të konsumoni një sallatë të madhe të pasur me shumë fibra dhe vlera (vitamina + kripëra minerale) sidomos nëse shtoni shumë përbërës do te keni një shije edhe më të mirë!

5) Metabolizmi ndikohet edhe nga regjimi ditor, jo vetëm nga ushqimi. Mundohuni që të mbani një regjim të mirë edhe me gjumin. Për të rriturit këshillohet minimalisht të flenë 7 orë gjumë!

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe