5 lëvizjet e duhura për një bark të sheshtë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Po kërkoni për ndonjë ushtrim që ju ndihmon të humbisni kilet e tepërta në bark, dhe që mos të përfshijë asnjë pajisje? Provoni këto 5 ushtrime të thjeshta.

Ato do të përfshijnë çdo pjesë të muskujve të barkut dhe mund t’i bëni kudo, në palestër, shtëpi, plazh etj.

Përsëritni çdo lëvizje 12 deri në 15 herë.

ushtrim1

Qëndroni ulur, ngrini këmbën e djathtë, ndërkohë që mbani të bashkuar kyçet e këmbëve. Duke numëruar deri në tre, shtyjeni pak trupin përpara dhe me dorën e djathtë kapni majën e këmbës së djathtë. Uleni këmbën e djathtë dhe përsëriteni të njëjtin ushtrim tek këmba tjetër.

ushtrim2

Bashkoni shputat e këmbëve, ndërsa duart i vendosni poshtë kokës. Lëvizni vetëm pjesën e qafës, ndërsa shpina të mos lëvizë fare nga dyshemeja. Përpiquni t’i bëni këto lëvizje duke i mbajtur këmbët rreth 5 cm lart nga dyshemeja.

ushtrim3

Kthehuni me kurriz, me parakrahët dhe shputat e këmbëve në tokë, ndërsa pjesa tjetër e trupit sipër. Shpina dhe këmbët duhet të jenë në të njëjtën linjë, mendojeni trupin si një vijë të drejtë. I mbani këmbët dhe  kofshët të bashkuara, dhe vithet i lëvizni njëherë në anën e majtë, pastaj i ngrini sipër, duke formuar një formë harku ose ylberi, dhe më pas i lëvizni në anën tjetër të trupit.

ushtrim4

Të njëjtin ushtrim e bëni duke qëndruar në njërën anë. E vendosni njërin parakrah në tokë dhe i bashkoni dy shputat e këmbës. Më pas bashkoni krahun e djathtë me këmbën e djathë. E përsëritni këtë lëvizje 12-15 herë pa pushim. Të njëjtin ushtrim e përsëritni në anën tjetër të trupit.

ushtrim5

Qëndroni shtrirë, me duart poshtë shpinës dhe këmbët pak të ngritura. Kryqëzoni këmbët, duke kaluar njëherë këmbën e djathtë sipër të majtës, pastaj të anasjellën. Përsëriteni këtë ushtrim 12-15 herë pa pushim. Përpiquni t’i çoni këmbët sa më shumë për të sforcuar sa më shumë pjesën e prapme.

 

Burimi: Today.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026