5 mënyra se si të mbroni sytë tuaj

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Nga 5 shqisat që zotëroni, cilën keni më shumë frikë të humbisni? Shumë njerëz kësaj pyetje i përgjigjen me shqisën e të parit. Duke qenë se për shumë njerëz të parit është kaq e rëndësishme, ata përpiqen me çdo mënyrë që ta mbrojnë atë.

Shpesh, duke u përpjekur të bëjmë mirë, mund ta përkeqësojmë situatën. Më poshtë jepen disa mite që kemi qenë duke i marrë si  të vërteta gjithë këtë kohë dhe se si  mund t’i mbajnë sytë të shëndetshëm.sy

Mit: Të praktikosh ushtrime për sytë vonon kërkesën për syze.

Fakt: Ushtrimet nuk përmirësojnë  dhe ruajnë shikimin, si dhe nuk vonojnë kërkesën për syze. Shikimi varet nga shumë faktorë, që përfshijnë formën e syrit dhe gjendjen shëndetësor të indeve që gjenden në sy, dhe mbi këto të dyja asnjë ushtrim nuk ka efekt.

Mit: Të lexosh me dritë të pakët përkeqëson shikimin

Fakt: Drita e ulët nuk dëmton shikimin. Megjithatë ajo i lodh më shpejt sytë. Pozicioni më i  mirë i dritës gjatë leximin është pikërisht mbi faqen e librit. Llambat e tavolinës janë më se të këshillueshme në këtë rast.

Mit: Karotat janë ushqimi më i mirë për sytë

Fakt: Karotat, të cilat përmbajnë vitaminën A, janë me të vërtetë shumë të mira për sytë, por më mirë akoma janë frutat e freskëta dhe perimet e gjelbërta, të cilat përmbajnë më shumë  vitamina C dhe E me veti  antioksiduese. Antioksiduesit madje  mund ta mbrojnë  shikimin nga perdet e syrit dhe nga degjenerimet makulare që shtohen me rritjen e moshës. Gjithsesi këto nuk mund të parandalojnë ose rregullojnë probleme  bazike të shikimit si largpamësia dhe shkurtëpamësia.

Mit: Nuk është gjë e mirë t’i mbash lentet  ose syzet gjatë gjithë kohës. T’i heqësh ato kohë pas kohe ndihmon sytë që të pushojnë.

Fakt: Nëse keni nevojë për syze ose lente për të parë ose lexuar, përdorini. Mos përdorimi i syzeve i thanë sytë  dhe i lodh  në vend që të ndihmojë në relaksimin e tyre. Megjithatë nuk i përkeqëson problemet me shikimin që ju keni dhe as shkakton dëme të pandreqshme.

Mit: Qëndrimi përpara kompjuterit gjithë ditën është e dëmshme për sytë

Fakt:  Përdorimi i kompjuterit nuk dëmton shikimin. Gjithsesi, ta përqendrosh shikim gjithë ditën në një ekran kompjuteri lodh dhe  than shumë shpejt sytë. Njerëzit që përqendrohen mbi një ekran për periudha kohore të gjata kanë tendencën të mos i kapsitin sytë si normalisht dhe kjo i lë sytë të thatë dhe u shkakton  parehati. Për të parandaluar këtë rregullojeni dritën e ekranit që të mos jetë shumë e fortë , merrni një pushim çdo 20 minuta dhe  kujtohuni ti kapsitni sytë rregullisht.

Burimi: Health Harvard / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve
Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit