Kryefaqja Lajm kryesor 5 mënyra se si të përmirësoni shëndetin e kockave

5 mënyra se si të përmirësoni shëndetin e kockave

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Parandalimi më i mirë ndaj osteoporozës fillon që herët, gjatë dy dekadave të para të jetës, kur mund të ndikoni më shumë në kockat tuaja, duke marrë mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D, dhe duke bërë ushtrime për forcimin e tyre. Nëse jeni më shumë se 20 vjeç, mos u dekurajoni. Nuk është asnjëherë vonë të filloni të kujdeseni për kockat.

Nëse jeni një burrë më i ri se 65 vjeç apo një grua në fazën premenopauzale, këto pesë strategji, mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni forcën e kockave si një masë kundër zhvillimit të osteoporozës:

  • Monitoroni dietën tuaj

Merrni mjaftueshëm vitaminë D, idealisht nëpërmjet ushqimeve që konsumoni. Edhe pse produktet e bulmetit mund të jenë burimet më të pasura të kalciumit, një sasi tjetër ushqimesh, si lëngu i portokallit, kanë përmbajtje kalciumi. Frutat, perimet dhe drithërat sigurojnë marrjen e mineraleve të tjera, thelbësore për shëndetin e kockave, si magnezi apo fosfori.

  • Ruani një peshë të arsyeshme

Kjo është sidomos e rëndësishme për gratë. Periodat menstruale, shpesh ndalojnë në gratë që janë nënpeshë, si pasojë e një diete të varfër dhe ushtrimeve të tepërta, dhe kjo zakonisht do të thotë se nivelet e estrogjenit janë shumë të ulëta për të mbështetur rritjen e kockave.

  • Mos pini duhan dhe limitoni sasinë e alkoolit

Duhanpirja dhe konsumimi i një sasie të madhe alkooli mund të shkaktojë rënie në masën kockore.

  • Sigurohu që kur bën ushtrime fizike të përfshish ecje apo kërcim

Ushtrime të zakonshme fizike si ecja, kërcimi dhe  gjimnastika mund të mbrojnë kockat tuaja. Gjithashtu përfshini ushtrime të forcës si pjesë të rutinës.

  • Mësoni faktorët tuaj risk

Flisni me mjekun për faktorët tuaj risk. Probleme të caktuara si sëmundja celiake dhe disa ilaçe (steroide dhe të tjera), mund të rrisin shanset që ju të zhvilloni osteoporozë. Është e rëndësishme të flisni me mjekun që të zhvilloni një strategji parandalimi për këta faktorë.

Burimi: Harvard Health Publishing

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here