5 mënyra se si të qetësoni dhimbjen e fytit në kushte shtëpie

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Dhimbja e fytit përveçse e dhimbshme mund të jetë dhe shumë bezdisëse. Është e vështirë të gëlltitesh, nëse kolliteni ndjeni më shumë dhimbje, dhe e vetmja gjë për të cilën mund të mendoni është që ta bëni atë ndjenjën sikur ju ka mbetur diçka në fyt, të largohet.

Disa mënyra se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë:

  1. Bëni gargarë me ujë të kripur

Uji i kripur mund të reduktojë enjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin.Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë.

  1. Pini lëngje të ftohta

Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja, dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, dhe mund të qetësojë inflamacionin që po të shkakton dhimbje.

  1. Pini çajra bimorë

Turmeriku është një erëz që duhet ta shtoni në dietën tuaj. Ka veti inflamatore dhe nëse shtoni pak në çajin tuaj, mund të qetësojë dhimbjen e fytit.

Mund të provoni dhe çajëra të tjerë bimorë, pasi shumë prej tyre kanë  një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin që të luftojë infeksionin.

  1. Hani mjaltë

Mjalti ka veti anti – bakteriale dhe nëse nëse e mbani pak në fyt redukton irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është.

  1. Ndërroni furçën e dhëmbëve

Besojeni ose jo, furça e dhëmbëve mund të jetë duke përkeqësuar apo dhe shkaktuar dhimbjen e fytit. Ajo mund të mbledhë bakterie, dhe çdo çarje e vogël e mishit të dhëmbëve i lejon ato të futen në sistem. Sapo të filloni të ndiheni keq ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve.

Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?