Nëse ndiheni ndonjëherë të depresionuar është më mirë të bësh diçka në lidhje me këtë gjë pasi depresioni nuk zhduket vetvetiu. Përveç se të kerkosh ndihmë nga mjeku juaj ose nga një terapist ekzistojnë disa gjëra të tjera që ju mund të bëni.
1-Stërvituni . Ecni cdo ditë 15-30 minuta por nëse preferoni kerceni, vraponi ose merruni edhe me çiklizëm nëse ju pelqen më shumë. Personat e depresionuar nuk kanë dëshirë të jenë aktiv në përgjithësi por detyrojeni vetën gjithsesi (nëse ju ndihmon mund ti kerkoni një miku të ju shoqëroje). Pasi të filloni ritet e stërvitjës nuk do duhet të kaloje shumë kohë që të vëreni ndryshime në humorin tuaj.
Përveç stërvitjes ditore, disa poza joge mund të ju ndihmojnë të çliroheni nga ndiesia e depresionit.
2- Ushqehuni me ushqim të shëndetshëm. Depresioni mund të ndikoje në oreksin tuaj. Një person mund të mos ketë oreks fare ndërkohë që një tjeter mund të haje më shumë se ç’duhet. Nëse depresioni ka ndikuar në ushqyrjen tuaj duhet të tregohuni tepër të vemendshëm ndaj regjimit tuaj ushqimor. Ushqimi i duhur mund të ndikoje në humorin e një personi dhe energjinë e tij. Kështu që hani plot fruta dhe perime dhe me kryesorja përpiquni të hani rregullisht. Mos kapërceni vakte edhe në qoftë se ju nuk keni uri perpiquni të hani edhe diçka të vogël, mjaftueshëm që të mos lini vaktin pa ngrenë.
3- Identifiko problemet por mos i shtyp ato. Përpiquni të identifikoni çdo lloj problemi që mund të ju shkaktoje depresion. Kur ta kuptoni arsyen përse ndiheni të merzitur flisni me një mikun tuaj të dashur. Të shprehurit është një mënyrë për të cliruar ndienjat dhe të kuptosh problemet më mirë. Nëse nuk keni ndonjë person me të cilin të shpreheni ahtere mund të shkruani edhe në ditar.
Pasi i nxirrni ato mendime dhe ndjesi kthejeni vemendjën tuaj tek diçka më pozitive. Ndërmerrni veprime për të zgjidhur problemin. Kerkoni ndihmë nëse ju nevojitet. Duke u ndierë të afert me familjen dhe miqtë mund të ju ndihmoje të lehtësoheni nga depresioni.
4- Shprehuni. Një person i cili vuan nga depresioni nuk është meë aq kreativ dhe nuk e ka deshirë të madhe që të argetohet. Sterviteni imagjinatën (piktoroni, vizatoni, zhgarravisni, kerceni, shkruani, kompozoni muzike etj…) dhe jo vetëm që e lini kreativitetin të rrjedhë por çlironi emocione pozitive. Shfrytëzojini kohën për tu zbavitur me ndonjë mik ose edhe kafshë shtepiake nëse keni. Gjeni diçka më të cilën mund të qeshni, si për shembull një film komik. E qeshura ndihmon që të ju riktheje humorin.
5- Shikoni anën pozitive. Depresioni ndikon në mendimet e një njeriu duke bëre që të shoh çdo gjë të zymtë negative dhe të pashpresë. Nëse depresioni ju bën që të vini re vetëm gjërat negative bëni një përpjekje të vini re gjërat e mira në jetën tuaj. Përpiquni të vini re një gjë dhe më pas të tjera. Merrni në konsideratë fuqinë tuaj, bekimet dhe dhuratat në jetën tuaj. Mbi të gjitha përpiquni të jeni të duruar me vetën tuaj. Depresioni kërkon kohë për tu sheruar.
Përshtati : Stivi Sulaj
Burimi :http://kidshealth.org/teen/your_mind/feeling_sad/depression_tips.html#cat20448


