5 mitet dhe të vërtetat e mbrojtjes së syve!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

sy syNga pesë shqisat tuaja, cilën keni më shumë frikë për ta humbur? Me siguri si shumica e njerëzve, përgjigja do të jetë aftësia juaj për të parë. Për shkak se shikimi është aq i çmuar, nuk është çudi që ekzistojnë një mori mitesh dhe të vërtetash lidhur me zakonet që mund të dëmtojnë sytë tanë dhe çfarë mund t’i mbrojë ata. Ja 5 mite që bien poshtë dhe 5 këshilla se si mund t’i mbani sytë të shëndetshëm.

Mit: Të bëni ushtrime për sytë do të vonojë nevojën për të vendosur syze.

E vërteta: Ushtrimet e syrit nuk do të përmirësojë ose të ruajnë vizionin, apo të zvogëlojnë nevojën për syze. Vizioni juaj varet nga shumë faktorë, duke përfshirë formën e syrit dhe shëndetin e indeve të syve, asnjëra prej të cilave nuk mund të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme me ushtrime për sytë.

Mit: Leximi në dritë të zbehtë do të përkeqësojë vizionin tuaj.

E vërteta: Ndriçimi nuk ndikon në dëmtimin e shikimit tuaj. Mënyra më e mirë për të pozicionuar një dritë leximi është që ajo të shkëlqejë direkt mbi faqe, jo mbi supet tuaj. Një llambë tavolinë me një hije të errët duke ndruçuar direkt në materialet e leximit është ideale.

Mit: Karotat janë ushqimi më i mirë për sytë

E vërteta: Karotat, të cilat përmbajnë vitaminë A, janë me të vërtetë të mirë për sytë. Por, frutat e freskëta dhe perimet me gjethe jeshile, të cilat përmbajnë vitamina dhe antioksidantë të tilla si vitamina C dhe E, janë edhe më të mirë akoma. Vetëm mos prisni që ato të parandalojnë ose të korrigjojnë problemet themelore të vizionit.

Mit: Është më mirë të mos mbajmë syze ose lente kontakti gjatë gjithë kohës.

E vërteta: Nëse keni nevojë për syze ose lente kontakti për të parë në distancë apo për të lexuar, mos nguroni t’i përdorni. Nëse vërtet ndjeni vështirësi në shikim dhe evitoni syzet apo lentet atëhere do të përballeni me probleme të rënda shëndetësore.

Mit: Qëndrimi para një ekrani kompjuteri gjithë ditës është i dëmshëm për sytë.

E vërteta: Kompjuteri nuk i dëmton sytë. Megjithatë, qëndrimi para ekranit të kompjuterit gjatë gjithë ditës mund të kontribuojë në sytë e lodhur. Njerëzit ngulin sytë në një ekran kompjuteri për periudha të gjata priren të kenë sy të thatë. Për të ndihmuar në parandalimin e këtij problemi, rregulloni ndriçimin, kështu evitoni një shkëlqim verbues ose reflektim të ashpër në ekran, pushoni shkurtimisht çdo 20 minuta.

Burimi: Harvard / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin