5 ndryshime në dietën ushqimore që mund të përmirësojnë shëndetin mendor

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Ngrënia është një nga nevojat thelbësore të njeriut.Ushqimi është një mënyrë e mirë për të bërë një ndërhyrje për një shëndet më të mirë sepse secili prej nesh konsumon ushqim.

Ushqimi nuk është vetëm një nevojë por dhe diçka që të jep shumë kënaqësi. Kjo është arsyeja se pse kufizimi i vetes në ushqime të caktuara nuk të ndihmon shumë, duke mos krijuar një zakon të qëndrueshëm, sipas nutricionistëve.

Ndërsa, ndryshime në stilin e jetesës, që bëhen në mënyrë graduale dhe të personalizuar, mund të rezultojnë në ndryshime të vogla por që janë të qëndrueshme.

Kur vjen puna tek marrëdhënia mes ushqimit dhe shëndetit mendor, mund të jetë e vështirë të ndash faktet nga ajo çfarë nuk është e vërtetë, kjo për shkak edhe të diskutimeve dhe materialeve të shumta që gjen online.

Disa këshilla të përgjithshme për personat që duan ta përdorin dietën e tyre ushqimore si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor por që s’janë të sigurt se nga t’ia fillojnë:

  • Hapi i parë që duhet bërë është vlerësimi i asaj që po hani dhe të filloni të bëni ndryshime të vogla që mund t’i përballoni.
  • Hani ushqimet e plota më mirë se sa produktet e tyre, për shembull hani një portokall në vend që të pini një gotë lëng portokalli.
  • Shtoni në dietën tuaj ushqimore pesë racione frutash dhe perimesh.

Shtimi i perimeve në dietën tuaj ju shton fibrat, vitaminat dhe mineralet që merrni çdo ditë, me shumë pak kalori të shtuara nëse i gatuani në mënyrën e duhur. Ndërsa për frutat, manaferrat boronicat apo fruta të tjera të ngjashme, kanë një përbërje të lartë polifenolesh, që i bën ato të pasura në antioksidantë.

  • Pini ujë mjaftueshëm në mënyrë që të ruani hidratimin. Specialistët sugjerojnë 8 – 13 gota ujë në ditë, ku çdo gotë është rreth 250 ml.
  • Përfshini proteina me bazë bimore në dietën tuaj ditore. Një mënyrë e mirë për të filluar janë arrat, qiqrat, fasulet, farat etj.

Cilat janë disa nga ushqimet që mund të reduktojnë ankthin?

Disa nga ushqimet që këshillohen për reduktimin e ankthit  janë ushqimet me përbërje të lartë magnezi, Këto ushqime përfshijnë: bajamet, farat e kungullit, fasulet e zeza, spinaqi, shpendët etj.

Burimi: Inverse

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës