5 përbërësit natyralë që pastrojnë mushkëritë e duhanpirësve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Mushkëritë kanë një rol jetësor në çdo njeri. Ato janë përgjegjëse për sigurimin e oksigjenit me anë të frymëmarrjes dhe nxjerrjen e dyoksidit të karbonit në frymënxjerrje.grejpfruti

Mushkëritë kanë gjithashtu funksionin e filtrimit të agjentëve mjedisorë agresivë dhe parandalimin e krijimit të disa sëmundjeve, por, duke qenë organe tepër delikate, ndodh të dështojnë të kryejnë punën e tyre edhe në nivelet më minimale.

Ky mosfunksionim ndodh më shpesh tek duhanpirësit.  Duhanpirja është edhe shkaktarja kryesore e çrregullimeve në aparatin e frymëmarrjes, si dhe e disa sëmundjeve kronike, të tilla si kanceri.

Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe t’i kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkërive.

Grejpfruti – Ky frut i shijshëm është i pasur me antioksidues të cilët përmirësojnë në mënyrë  të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.

Komponentë aktivë të grejpfrutit  u rezistojnë keqfunksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.

Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.

Hudhra – është një nga ushqimet që kurrsesi nuk mund të lihet jashtë dietës. Përqendrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksiduese që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hudhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek  duhanpirësit aktivë ashtu dhe tek ata pasivë.

eukaliptiKarota – E konsideruar si perime e pazëvendësueshme në dietat ushqimore , karota përmban vitaminat A, C, E dhe K, të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale. Për të neutralizuar efektet negative të nikotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme, këshillohet që karota të konsumohet e pa gatuar.

Eukalipti – Eukalipti është një nga bimët më të përdorura për përmirësimin e shëndetit të aparatit frymëmarrës. I ardhur fillimisht nga Australia, eukalipti është përdorur që në kohët më të hershme për qetësim të irritimeve të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e mushkërive. Rekomandohet për heqjen e mukusit të tepërt në rrugët e frymëmarrjes dhe për të larguar simptomat e njëjta me gripin dhe të ftohtin.aloe vera

Aloe vera – Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

Burimi:  steptohealth.com / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën