5 raste antraksi në Tepelenë, MB: Kemi marrë masat

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave deklaron se sëmundjet zoonotike (sëmundjet që kalojnë nga kafsha te njeriu), janë nën kontroll të plotë. Në një deklaratë për mediat, Drejtoresha e shërbimit Veterinar znj. Shpresa Arbi u shpreh:

lopa dhe qeni“Rastet e evidentuara në Tepelenë me plasje në 5 persona janë të izoluara dhe janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria individuale dhe mosndërgjegjësimi i fermerëve në zona të ndryshme të vendit.

Ministria e Bujqësisë pas njoftimeve që mori nga Instituti i Shëndetit Publik në rrethin e Tepelenës në fshatin Arzë e Madhe, mori të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së plasjes.

E gjithë zona u vu nën kontrollin veterinar dhe u vaksinuan 4000 krerë që mbarështroheshin në këtë zonë. Ministria e Bujqësisë në planin kombëtar të parandalimit të sëmundjes së plasjes ka vaksinuar 165 mijë krerë në qarkun e Gjirokastrës dhe vazhdon monitorimi.

Në rang republike, në kuadër të programit kombëtar, janë vaksinuar 410 mijë krerë të imta, gjedhë, kuaj, derra me vlerë prej 18 milionë lekësh të reja. Si rezultat i planit kombëtar të vaksinimit, pas vitit 2009 deri në vitin 2013, prirja e sëmundjes paraqet një ulje të theksuar. Ministria e Bujqësisë ka një fushatë ndërgjegjësimi për masat që duhen marrë në rastet kur shfaqen sëmundje të tilla.

I bëjmë apel fermerëve që në rastet e shfaqjes së shenjave të sëmundjeve të tilla te kafshët, të lajmërojnë menjëherë shërbimin veterinar zyrtar, shërbimin veterinar të komunave e bashkive dhe gjithë veterinerët private që operojnë në zonat e tyre.

Ministria e Bujqësisë siguron se situata është nën kontroll të plotë, për të garantuar shëndetin e konsumatorit”, theksoi Arbi.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim