5 shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet

 Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes.

Në fakt, karakteristika më e zakonshme e fazave të para të kancerit të stomakut mund të jetë se nuk shfaq asnjë simptomë.

Të gjithë kemi dhimbje stomaku në një moment të caktuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi se kemi kancer në stomak. Nuk është ndër llojet e kancerit më të zakonshëm dhe në shumë raste dhimbjet e stomakut nuk vijnë si pasojë e kancerit.

Sa i zakonshëm është kanceri i stomakut? Rreth 1 në 11 të rritur zhvillojnë kancer të stomakut në një moment të jetës së tyre. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Kanceri i stomakut zakonisht nuk është një sëmundje e trashëgueshme. Rastet më të shumta janë sporadike ose të shkaktuara nga një mutacion rastësor në ADN. Edhe pse ka mutacione gjenetike shumë të rralla të lidhura me këtë sëmundje, ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të bëhet testi, vetëm nëse shumë njerëz të afërt me ju e kanë pasur këtë sëmundje.

Megjithatë, duhet t’i dini shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet.

Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit