5 simptoma të kancerit të gjirit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera dhe s’duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Statistikisht, kanceri i gjirit prek 1 në 8 gra në SHBA. Sipas Organizatës Amerikane për Kancerin, deri në fund të vitit 2016 do të numërohen rreth 246.660 raste me kancer gjiri. Përveç kësaj, sipas statistikave të vetë organizatës, deri në fund të vitit 2016 rreth 40.450 gra do të vdesin nga kjo sëmundje.

Zbulimi në fazat e hershme është thelbësor për trajtimin e kancerit të gjirit, ashtu si çdo lloj tjetër kanceri.

kanceri i gjiritNdryshimet në nishane, apo dalja e një nishani të ri: kanceri i lëkurës është ai që është i lidhur me ndryshimin e nishaneve, por sipas studimeve ndryshimet e tyre lidhen edhe me kancerin e gjirit. Një studim që zgjati për 18 vjet dhe që përfshinte 89.902 gra, të moshës 40-65 vjeç u konstatua se rreth 5.956 gra që kishin nishane të çuditshme ishin prekur dhe nga kanceri i gjirit.

Kollë e vazhdueshme dhe fyt i ngjirur: kur kanceri i gjirit arrin deri në mushkëri, ai ju jep kollë të vazhdueshme dhe ngjirje zëri që vazhdon për një kohë të gjatë. Statistikisht, në rreth 60-70% të rasteve të pacientëve me kancer, kanceri i gjirit iu është përhapur dhe në mushkëri.

Probleme me fshikëzan dhe lëvizjen e zorrëve: gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit pësojnë ndryshime hormonale që shkatojnë tharje të uretrës dhe mospërmbajtje në urinim. Mund të rezultojë që urina të rrjedhë edhe gjatë kollitjes apo teshtitjes. Kanceri i gjirit shkakton lëvizje të parregullt të zorrëve dhe probleme me tretjen gjithashtu.

Lodhje e pashpjegueshme: kjo është simptoma më e zakonshme për të gjitha llojek e kancerit. Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit, nëse keni ndryshime emocionale dhe gjendje ankthi apo depresioni konsultohuni me mjekun.

Dhimbje në pjesën e pasme të kurrizit: shpesh kanceri i gjirit përhapet edhe tek kockat dhe shkakton dhimbje tek brinjët. Nëse vëreni dhimbje të tilla apo gunga të forta rreth zonës së gjoksit, konsultohuni me mjekun.

Burimi: Health Advisor Group

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare