5 ushqimet që të sëmurët me diabet duhet të shtojnë në dietat e tyre

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Të sëmurët me diabet të tipit 2 duhet të tregojnë shumë kujdes me mënyrën e ushqyerjes, që të mos u rritet niveli i sheqerit në gjak. Gjithmonë ka pasur debate midis ekspertëve se cila dietë është më e mirë për të sëmurët me diabet, megjithatë të gjithë bien dakord se një regjim ditor me ushqime të pasura me fibra dhe me pak karbohidrate është i duhuri për këta persona.kanelle

Shoqëria Amerikane e Diabetit analizoi në vitin 2012 rezultatet e 11 testeve klinike në lidhje me menaxhimin e diabetit, dhe arriti në përfundimin se dieta me pak karbohidrate ka një impakt pozitiv në glukozën në gjak, ndjeshmërinë ndaj insulinës, madje mund të zvogëlojë edhe nevojën për përdorim të ilaçeve që ulin glukozën.

Përveç kufizimit të karbohidrateve, ekspertët rekomandojnë që të bëni pjesë të dietës këto ushqime, nëse vuani nga diabeti i tipit 2:

Uthulla e mollës

Mund të mos jetë aperitivi më i shijshëm para një vakti, megjithatë, një lugë gjelle uthull molle para se të hani mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Një studim i Universitetit Shtetëror të Arizonës zbuloi se kur të sëmurët me diabet dhe ata që rrezikoheshin të prekeshin nga kjo sëmundje konsumuan 2 lugë gjelle uthull molle para dy vakteve në ditë, filluan të shfaqnin më shumë përmirësime në ndjeshmërinë ndaj insulinës, krahasuar me grupin tjetër që nuk konsumoi uthull molle.

Avokado

Sasia e lartë e yndyrave të pangopura të avokados dhe përmbajtja e ulët e sheqerit e bëjnë atë frutin perfekt për të sëmurët me diabet. Yndyrat e pangopura mund të ulin nivelet e kolesterolit në gjak dhe mund të zvogëlojnë tretjen e sheqernave të tjera.

Fasulet e zeza

Fasulet janë të pasura me fibra dhe proteina, dhe si rezultat, kanë indeks të ulët të glicemisë. Ato mund të konsumohen kurdo, në mëngjes, drekë ose darkë. Të sëmurët me diabet duhet të kenë gjithmonë fasule në kuzhinën e tyre.

Çaji i kamomilit

Një studim i publikuar tek revista “Agricultural and Food Chemistry” tregon se çaji i kamomilit mund të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak. Hulumtuesit shkencor të Universitetit Toyama në Japoni kanë kryet një eksperiment tek disa minj diabetikë, të cilët i ushqyen me ekstrakt kamomili për tre javë dhe panë ulje të përgjithshme të niveleve të glukozës në gjak, krahasuar me grupin tjetër të minjve që nuk u ushqyen me këto ekstrakte.

Kanellë

Sipas ekspertëve, po të shtohet vetëm një gjysmë lugë çaji kanellë në dietën e përditshme, qelizat reagojnë më lehtë ndaj insulinës.

Burimi: Fox News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë