5-vjeçari nga Tirana pranohet në Organizatën Botërore të Gjenive

Dionis Senjo, djaloshi jashtëzakonisht i talentuar nga Shqipëria, na bën të gjithëve krenarë me lajmin se është bërë pjesë e shoqërisë me inteligjencë të lartë, MENSA.

“Jam pranuar”, shkruan 5-vjeçari në diçiturën e një fotoje të simbolit të MENSA-s, të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në një postim tjetër, të bërë para disa ditësh, ai tregon se i është nënshtruar testit IQ tek një qendër e certifikuar dhe ka rezultuar mbi percentilin 99.9 ose shprehur ndryshe më i rrallë se 0.1%.

Që foshnje Dionisi ka treguar një interes të madh për leximin e librave dhe memorizonte gjithçka që lexonte dhe dëgjonte.

“Që 3 vjeç ai mund të kryente mbledhje, zbritje me shifra pa fund, kryente veprime matematikore me numrat negativë, ndërsa shumëzimin dhe pjesëtimin jemi munduar ta ndalim t’i mësojë pasi kemi menduar se mund të humbasë interesin në shkollë, por ai arrin t’i llogarisë edhe pse e kemi penguar. Në tabelën e Mendelejevit që shitet në libraritë shqiptare gjeti dy gabime”, tregojnë prindërit e tij.

“Brenda një jave Dionisi mësoi numrat greke deri në një miliard. Në të njëjtën kohë ai mund të thotë alfabetin anglisht nga A në Z dhe nga Z në A me të njëjtën shpejtësi. Kur ishte tre vjeç filloi të lexojë gjithçka shpejt në gjuhën shqipe. Si edhe mund të lexonte numra shumë të gjatë, me 40 shifra, në shqip dhe në anglisht, gjithashtu. Në këtë moshë i njihte të gjithë planetët, shumë yje dhe galaktika, njeh shumë mirë gjeografinë e botës në hartën memece. Njeh çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinozaurëve. Ai mund të shkruajë çdo gjë në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në anglisht dhe greqisht”, shtojn më tej ata.

Edhe pse vetëm 5 vjeç, Dionisi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku numëron mbi 4800 ndjekës në faqen e tij në Facebook. Aty mund ta shohim duke gjetur shtetet në hartë, duke zgjidhur probleme, stërvitet, si edhe hap petë byreku në kohën e lirë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre