5000 militantë të infektuar me SIDA e hepatit, gati të shpërndahen nëpër botë

Pamjet ngjethëse vijnë nga burgjet në Siri, ku mbahen ish-luftëtarët që kanë ardhur të luftojnë për ISIS-in nga vende të ndryshme të botës.

Një grup i gazetarëve të AFP ka marrë pamje ekskluzive nga një burg ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it, të ruajtur nga forcat kurde të Sirisë. Qelitë janë aq të dendura sa trupat e të burgosurve mbulojnë çdo centimetër katror kur shtrihen për të fjetur. Shumë prej tyre janë të infektuar me SIDA, me hepatit, si dhe me plagë të hapur prej të cilave u duken organet. Ata luten të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë të dyshuar që mbahen të burgosur, të sëmurë e të infektuar, gati të kthehen në 50 shtete të ndryshme.

Disa janë adoleshentë dhe asnjëri nuk ka dalë nga qelitë për të marrë rreze dielli qoftë një herë të vetme në shumë muaj. Një qeli e veçantë mbahet enkas për fëmijët nën 18 vjeç të cilët po stërviteshin nga ISIS si luftëtarë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet