53 % e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri janë meshkuj

Rovena Daja, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik  deklaroi gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë se “përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%”.

Teksa pohoi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 409 persona, Daja theksoi se rreth 47% e të prekurve janë femra.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.”, tha në deklaratën e saj Daja.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur