55% e pacientëve me diabet vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare

Manjola Liko, kardiologe pranë Polklinikës së Specialiteteve / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+

Diabeti dhe sëmundjet kardiake janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Vetë diabeti është faktor rreziku për sëmundjet kardiake, ndërkohë që shumë njerëz me diabet kanë faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiake. Pacientët me diabet kanë 2 herë më shumë probabilitet  se indivitët e tjerë për të vuajtur nga ataku kardiak.

Sëmundjet  kardiake në pacientët me diabet ndodhin në një moshë më të hershme dhe shpesh shkaktojnë edhe vdekje të papritur. Fakti është që afro mbi 55% e pacientëve me diabet vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Në pacientët me diabet grumbullimi i një sasie të madhe të glukozës në gjak ka një efekt shkatërrues në enët e gjakut dhe në fijet nervore. Edhe pasi kontrollohet niveli sheqerit në gjak tek diabetiket  përsëri një numër faktorësh rreziku të pranishëm mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare.

Prania e hipertensionit arterial lidhet me rezistencën insulinike dhe kontrolli I vlerave të presionit arterial ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.  Afro 60% e të rriturve me diabet kanë hipertension. Presioni arterial në pacientët diabetike duhet mbajtur nën 130-90 mmhg.

Obeziteti rrit rrezikun për hipertension arterial, rezistencen insulinike dhe inflamacion në të gjithë trupin. Në obezitet yndyrnat abdominale japin rritje në organizëm të kolesterolit të keq.

Hiperkolesterolemia dhe herediteti  familjar janë të tjere faktorë risku.  Afro çdo diabetik ka një ose më shumë problem me yndyrnat. Nivelet e duhura të HDL kol duhet mbi 40, LDL kol nën 100, Tg nën 150.

Sëmundjet kardiake më të shpeshta tek diabetikët janë sëmundjet e arterieve koronare dhe insufiçenca kardiake.

Sëmundja e arterieve koronare vjen nga trashja e enëve të gjakut që rezulton nga akumulimi i pllakave aterosklerotike në murin e enëve, bllokimi i arterieve koronare çon në ndërprerje të furnizimit me gjak dhe atak kardiak. Dhimbja e gjoksit dhe diskomforti gjoksor janë shenjat më të shpeshta. Duke qenë se pacientët diabetik kanë prekje të fijeve nervore simptomat mund të jenë të pakta ose mungojnë. Ataku kardiak quhet edhe vrasës i heshtur.

Insufiçenca kardiake tek pacientët diabetik është 2-3 herë më e shpeshtë, është një sëmundje kronike që zhvillohet në kohë  dhe ka përkeqësim të simptomave gjatë viteve.

Simptomat më të shpeshta janë: mbajtja e frymës dhe fryrja e këmbëve.

Në parandalimin ose vonim e sëmundjeve kardiake tek diabetiket  luajnë rol dieta e varfër në yndyrna shtazore dhe kriprave, kontrolli i rregullt i glicemive, kontroll dhe mjekimi për problemet kardiake, kontroll i vlerave të presioni arterial dhe i peshës trupore, aktiviteti i rregullt fizik, lënia e duhanit dhe abuzimit me alkoolin./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave