6 efekte pozitive të limonit në shëndet

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Limonët kanë përbërje të lartë vitamine C, fibër dhe përbërës të ndryshëm bimorë të dobishëm.

Këto lëndë ushqyese bëjnë që limoni të sjellë një numër përfitimesh në shëndet.

  1. Përmirëson shëndetin e zemrës

Limonët janë një burim i mirë i vitaminës C. Një limon siguron rreth 31 mg vitaminë C, që është 51% e vlerës ditore të rekomanduar.

Studimet tregojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të pasur me vitaminë C redukton riskun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Por, nuk është vetëm vitamina C që është e mirë për zemrën. Edhe fibra dhe përbërësit bimorë mund të ulin në mënyrë domethënëse disa faktorë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Përbërësit bimorë të gjendur në limon, hesperidina dhe diosmina, mund të ulin kolesterolin.

  1. Ndihmon në kontrollin e peshës

Kërkimet e bëra tregojnë se përbërësit bimorë që gjenden në limon mund të ndihmojnë në reduktimin e shtimit në peshë, në disa mënyra. Në një studim, disa minjve që ishin në një dietë për të shtuar peshë, iu dhanë polifenolë limoni, të nxjerra nga lëkura e tij. Ata shtuan më pak në peshë se sa minjtë e tjerë.

  1. Parandalon gurët në veshka

Gurët në veshka janë shumë të shpeshtë, dhe njerëzit të cilëve u zhvillohen një herë, mund t’u zhvillohen dhe herë të tjera. Acidi citrik mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka duke shtuar volumin e urinës dhe rritur pH e urinës, e duke krijuar kështu një mjedis jo të përshtatshëm për formimin e gurëve në veshka.

  1. Mbron ndaj anemisë

Anemia e defiçencës së hekurit është shumë e shpeshtë. Ndodh kur nuk merr mjaftueshëm hekur në ushqimet që konsumon. Limoni ka në përbërje hekur, por e parandalon aneminë duke përmirësuar përthithjen e hekurit nga ushqimet bimore për shkak të vitaminës C dhe acidit citrik që përmban.

  1. Redukton riskun për kancer

Një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të parandalojë disa lloje kanceresh.

Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që hanë më shumë agrume, si limoni, kanë një risk më të ulët për zhvillimin e kancerit. Disa studiues mendojnë se përbërësit bimorë që gjenden tek limoni, si limonene dhe naringenina, mund të kenë efekte kundra kancerit, por kjo hipotezë ka nevojë për kërkime dhe studime të mëtejshme.

  1. Përmirëson shëndetin tretës

Limonët përbëhen nga 10% karbohidrate, shumica në formën e fibrës së tretshme dhe sheqereve të thjeshta. Fibra kryesore tek limoni është pektina, një formë fibre e tretshme që lidhet me shumë efekte pozitive në shëndet. Fibra e tretshme mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve dhe të ngadalësojë tretjen e sheqernave dhe niseshtes. Këto efekte mund të ndikojnë në reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak. Por, për të përfituar efektet pozitive të fibrës nga limoni, ju duhet ta hani atë dhe jo vetëm t’i pini lëngun.

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike