6 këshilla për të ndihmuar kujtesën

Përshtati në shqip: Elena Beta

Të harrosh çelësat e makinës diku apo emrin e një personi të njohur janë disa gabime të parëndësishme nga të cilat kemi vuajtur pothuajse të gjithë të paktën një herë në jetën, ndaj nuk konsiderohen alarmante. Por nëse doni të përmirësoni kujtesën tuaj dhe të mos ndiheni “harraqë të pashpresë”, ja disa hapa të thjeshta që ju vijnë në ndihmë.

kujtesaShkoni herët në shtrat

Të flini pak, ka efekt negativ në hipokampus (ajo pjesë të trurit që ka detyrë të ruajë kujtimet ë ditës). Një studim amerikan ka zbuluar se tetë orë gjumë në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e alcajmerit.

Bëni aktivitet fizik

Me kalimin e moshës qelizat reduktohen duke shkaktuar zvogëlimin e  trurit dhe kujtesa bie. Sipas disa shkencëtarëve në Universitetin e Pitsburgut, tre seanca stërvitje në javë për 40 minuta bëjnë të mundur ndalimin e këtij procesi dhe ju ndihmojnë për të pasur kujtesë të fortë.

Mbani sytë mbyllur për disa sekonda

Një studim i kryer nga ekipi i Universitetit të Surreit (Britani e Madhe) ka dalë në përfundimin se të mbyllni sytë për një çast të shkurtër ndihmon trurin për të kujtuar gjërat më saktë .

Kontrolloni tensionin e gjakut

Me kalimin e viteve presioni i lartë i gjakut ngushton arteriet duke zvogëluar rrjedhjen e gjakut në tru. Kjo është arsyeja pse duhet ta mbani nën kontroll, madje duhet të tregoheni më të kujdesshëm pas moshës 40 vjeç. Nëse keni njerëz në familje të cilët vuajnë nga sëmundje të zemrës, atëherë duhet të keni më shumë kujdes.

Mbani dietë

Pesha e tepërt dhe aftësia për të mbajtur mend janë të lidhura ngushtë me njëra-tjerën, kjo për shkak të yndyrës të tepërt, e cila bllokon arteriet dhe kufizon qarkullimin e gjakut dhe për pasojë aktivitetin e trurit. Ndaj është mirë të kujdeseni për ushqimin tuaj.

Bëni llogari me mendje

Të llogarisni me mendje është një ushtrim i përkryer për trurin, sepse stimulon atë pjesë të tij që quhet “punë” e cila për fat të keq ulet me 10% çdo dekadë pas moshës 25 vjeç dhe duhet mbajtur gjithmonë nën trajnim për të pasur kujtesë të mprehtë.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?