6 mënyra për të kontrolluar tensionin e gjakut pa ilaçe

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Stili i jetesës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut. Nëse e kontrolloni në mënyrë të suksesshmë tensionin e gjakut me një stil jetese të shëndetshëm, atëherë mund të shmangni, vononi apo reduktoni nevojën për ilaçe.

Disa ndryshime që mund të bëni në stilin tuaj të jetësës për të ulur tensionin e gjakut janë:

  1. Bini në peshë

Shpesh tensioni i gjakut rritet me rritjen e peshës. Të qenurit mbipeshë mund të shkaktojë gjithashtu probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit, që e rrit edhe më tepër tensionin e gjakut. Rënia edhe e një sasie të vogël në peshë, nëse jeni mbipeshë apo obezë mund të ndihmojë në reduktimin e tensionit të gjakut.

  1. Ushtrohuni rregullisht

Aktiviteti i rregullt fizik, rreth 30 minuta në pothuajse çdo ditë të javës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Por, është e nevojshme që të jeni të rregullt dhe të mos ndaloni ushtrimet sepse tensioni i gjakut mund të rritet përsëri.

Nëse keni tension të lartë të gjakut, aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë që mos të zhvilloni hipertension.

  1. Hani në mënyrë të shëndetshme

Ngrënia e një diete të pasur me drithëra, fruta, perime dhe produkte të qumështit me pak yndyrna, mund t’ju ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut nëse e keni të lartë atë.

  1. Reduktoni natriumin në dietën tuaj

Edhe një reduktim i vogël i natriumit në dietën tuaj mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të reduktojë tensionin e gjakut, nëse e keni të lartë. Natriumi gjendet në kripë, kështu që duhet të reduktoni kripën në dietën tuaj ushqimore.

  1. Limitoni sasinë e alkoolit që pini

Alkooli mund të jetë edhe i mirë edhe i keq për shëndetin. Nëse pini alkool në sasi të moderuar, zakonisht 1 gotë në ditë për femrat dhe 2 për meshkujt, mund të ulni tensionin tuaj të gjakut. Por, ky efekt humbet nëse pini shumë alkool. Nëse pini shumë alkool atëherë tensioni i gjakut rritet. Alkooli gjithashtu mund të reduktojë efektivitetin e ilaçeve për tensionin e gjakut.

  1. Mos pini duhan

Çdo cigare që pini rrit tensioni e gjakut për disa minuta pasi e pini. Ndalimi i pirjes së duhanit ndihmon që tensioni i gjakut të kthehet në normalitet.

Burimi: Mayo Clinic

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë