Jeta e përditshme s’është gjithnjë e mirë me qafën. Ndoshta për ju mund të jetë bërë e zakonshme ajo dhimbja kur mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit apo kur jeni të lodhru pas punës në kompjuter.
Dhimbja e qafës rrallë fillon brenda ditës. Ajo zhvillohet me kohën. Dhe mund të nxitet nga artriti apo problemet e shtyllës kurrizore dhe të theksohet nga qëndrimi i keq, rënia e forcës muskulare, stresi, madje edhe nga mungesa e gjumit, shprehet dr. Zacharia Isaac i Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Por ja 6 hapa për të treguar kujdes për qafën tuaj.
- Mos qëndroni në të njëjtin pozicion për shumë gjatë. Është e vështirë që të shmangni qëndrimin e keq, por është mirë që të lëvizni në mënyrë që qafa juaj të mos qëndrojë e ngrirë në të njëjtin pozicion për shumë kohë.
- Bëni disa rregullime të vogla në zyrë. Vëreni pozicionin në nivelin e syve në mënyrë që të mund ta shihni lehtë. Përdoreni celularin me “zë të lartë” ose përdorni kufjet. Nëse keni tablet, vëreni në një mbajtëse në kënd 45 gradë në vend që të qëndroni me kokën mbi të.
Nëse mbani syze, kontrollojini sytë rregullisht. “Nëse keni syze, por numri juaj ka ndryshuar, do të tentoni ta çoni kokën para për të shikuar më mirë”, thotë dr. Isaac.- Mos përdorni shumë jastekë. Fjetja me shumë jastëkë poshtë kokës, mund të krijojë probleme me lëvizjen e qafës suaj.
- Mësohuni me kufijtë tuaj. Para se të lëvizni një dollap nëpër dhomë, mendoni ç’mund t’i bëjë qafës dhe shpinës suaj, dhe kërkoni ndihmë.
- Flini mirë gjatë natës. Problemet e gjumit rrisin rrezikun për probleme të ndryshme, përfshirë dhimbjet e muskujve.
Në përgjithësi dhimbja e qafës s’është diçka për t’u shqetësuar, por nëse është e shoqëruar me simptoma të tjera si dhimbje, dobësi, mpirje të një krahu apo këmbe, atëherë DUHET të kontaktoni doktorin.
“Diçka tjetër që duhet mbajtur parasysh është nëse keni temeperaturë apo rënie peshe që shoqërohet me dhimbje qafe ose ndonjë dhimbje tjetër të fortë. Duhet patjetër të flisni me doktorin për këtë gjë”, thotë dr. Isaac./ Arlinda Gjypi

