6 mijë teste dhuratë nga Gjermania për Kosovën

Gazetare: Klevisa GJIKA

Gjermania i ka ardhur në ndihmë Kosovës me 6 mijë teste për koronavirus.

Dhurata u bë në Prishtinë nga ambasadori gjerman Christian Heldt, në takimin me ministri të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj. Ky i fundit e pranoi dhuratën dhe u shpreh se donacioni nga shteti gjerman do ndihmojë vendin të rrisë numrin e testimeve në ditë.

“Kjo ndihmë është më se e nevojshme edhe për ngritjen e kapaciteteve dhe të ato që ne tash është interesimi më i madh rritjes së testimeve dhe mënyrës së testimeve dhe të gjitha këto në koordinim të plotë të ministrisë së Shëndetësisë po arrijmë edhe efektin e duhur edhe të shfrytëzimi racional sipas nevojave të qytetarëve tanë ku numri pothuajse çdo ditë është në rritje, por me këto ndihma dhe angazhimet tjera infrastrukturore po ia dalim ta kemi një gjendje normale të komunikimit dhe të vlerësimit dhe mbi të gjitha edhe të furnizimit sa i përket të testeve dhe pjesëve të tjera që janë të domosdoshme”, tha ministri i Shëndetësisë së Kosovës.

Heldt tha se pajisjet PCR do jenë të dobishme në këtë fazë për Kosovën:

“Janë pajisje PCR, që mendoj se do të jenë të dobishme në këtë fazë, pasi ju keni parë gjatë javëve të kaluara të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë qenë shumë aktiv për të mbështetur sistemin shëndetësor, veçanërisht Klinikën Universitare në këtë pasiguri kombëtare për shëndetin publik. Për ne është e rëndësishme që për ruajtjen e sigurisë së shëndetit dhe popullatës që ne të ju mbështesim, por ne mund të ju mbështesim vetëm nëse ka edhe veprim si nga qeveria ashtu edhe nga popullata”.

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur