6 problemet seksuale të grave

Një  studim i publikuar në Gazetën e Shoqatës Britanike të Kirurgëve urologë, thekson që pothuaj dy të tretat e grave raportojnë probleme seksuale.

Problemi më kryesor përmendet kur gratë kanë mungesë dëshire (47%), ndjekur më pas nga mungesa e orgazmës (45%). Mosha, gjendja e menopauzës dhe përdorimi i antidepresivëve ishin statistikisht faktorë risku domethënës për problemet seksuale femërore.

marredhenie ciftKërkuesit studiuan 587 gra të moshës 18 deri 95 vjeçe, të cilat janë trajtuar në klinikën e Nju Xhersit (SHBA). Gratë e reja përmendën problemet me orgazmën, ndërsa gratë e vjetra mungesën e dëshirës dhe kënaqësisë.

Këto janë disa probleme të përbashkëta në përgjithësi:

  • Mungesë e dëshirës (47%)
  • Probleme të orgazmës (45%)
  • Çështjet e gjumit (40%)
  • Mungesë e kënaqësisë (39%)
  • Mungesë e lubrifikimit (37%)
  • Dhimbje (36%)

Tre problemet seksuale nga grupmosha, sipas studimit ishin:

-Mosha 18-30: orgazma (54%), dëshira (36%) dhe kënaqësia (28%)

-Mosha 31-45: dëshira (48%), orgazma (43%) dhe kënaqësia (40%)

-Mosha 46-54: dëshira (65%), kënaqësia (53%) dhe orgazma (48%)

-Mosha 55- 70: dëshira (77%), orgazma (66%) dhe kënaqësia (65%).

Kur një femër nuk dëshiron seks

Një parashikim i quajtur “Viagra femërore”, një ilaç i quajtur  flibanserin, u anulua nga një panel ekspertësh të FDA-së (Departament Amerikan që merret me kontrollin e ushqimit dhe ilaçeve), të cilët thonë se ilaçet nuk duket se mund t’i ndihmojnë realisht gratë me probleme seksuale.

Kjo ishte hera e dytë që e ashtuquajtura “viagra femërore” dështoi në treg. Në 2004-n, një panel i FDA-së i tha jo Intrinsa-s, një fashë testosteroni që ndihmon gratë me mungesë të dëshirës seksuale./ Marrë nga CNN – Përshtati në shqip: Elsa Musaj

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim