6 shenjat që tregojnë se jeni të dehidratuar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

dehidratim

Nëse po përjetoni njërën nga këto shenja, është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes.

Je në humor të keq – Kur je i dehidratuar, ndihesh i lodhur, i nervozuar dhe në humor të keq.

Ju vjen erë e keqe nga goja – Dehidratimi mund të ulë prodhimin e pështymës, duke shkaktuar rritje të baktereve dhe si pasojë edhe erë të keqe nga goja.

Ju dhëmbin muskujt – Muskujt mund të pësojnë ngërçe nga nxehtësia, prandaj nëse nuk merrni mjaftueshëm ujë, ju mund të përjetoni dhimbje.

Nuk mund të stërviteni – Nuk po arrini standardet e stërvitjes fizike? Kjo nuk do të thotë medoemos se nuk jeni në formën e duhur. Dehidratimi ul tensionin e gjakut, që vështirëson funksionin e zemrës dhe si pasojë ul kapacitetin e ushtrimit fizik.

Keni shikim të turbullt – Kur nuk keni mjaftueshëm lëngje në trup, sytë fillojnë të thahen ndërsa shikimi mund të turbullohet. Nëse keni shikim të turbullt, duhet të shmangni me patjetër drejtimin e makinës apo gjithçka tjetër që mund t’ju rrezikojë shëndetin, si dhe duhet të pini sa më shumë ujë.

Nuk mund të qani – Nëse po qani dhe nuk ju dalin lotët, mund të jetë një shenjë që trupi ka mungesë të madhe të ujit.

Burimi: Yahoo / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj