6 teknika të thjeshta për të lehtësuar stresin në pak minuta

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Ai mund të shkaktohet nga situata që i kemi krejtësisht jashtë kontrollit ose nga gjëra që thjesht na bëjnë nervoz, si ndonjë punë projekti apo detyrë kursi.

Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek gjendja shëndetësore.

Duke ndjekur këto 6 teknika për vetëm 20 minuta në ditë për pak javë, do të mund të rifreskoni të gjithë sistemin imunitar dhe e bëni trupin më pak të ndjeshëm ndaj hormoneve të stresit. Ja cilat janë ato!

1 minutë: Merrni frymë thellë

Kur jemi të stresuar, priremi të marrim frymë shumë cekët ose ta mbajmë atë. Frymëmarrjet e thella, nga diafragma, rrisin nivelin e oksigjenit dhe krijojnë një ndjesi qetësie. Për t’u siguruar që po merrni frymë nga diafragma (jo nga gjoksi), vendosni njërën dorë rreth  3 cm larg kërthizës dhe, ndërkohë që merrni frymë, barku duhet të zgjerohet me rreth 3 cm.

2 minuta: Konsumoni (pak) çokollatë

Një studim i publikuar tek “Journal of Proteome Research” ka zbuluar se konsumimi i një çokollate të zezë (40 gramë) në ditë për 2 javë ndihmon për të ulur hormonet e stresit tek njerëzit.

3 minuta: Picërroni sytë tek një foto me flokë dëbore

…ose me guaska, gjethe fieri apo me shkreptima. Të gjitha këto ofrojnë pamje vijëzuese që ndihmojnë për t’u qetësuar mendërisht. Gjatë një studimi të kryer nga Universiteti Oregon, njerëzit që bënë një pushim tëë shkurtër nga detyra që u ishte lënë për të parë këto pamje, nivelet e stresit u ulin me 44% krahasuar me ata që panë imazhe të kontrolluara.

 10 minuta: Filloni të bëni punime artizanale (me shtiza)

Studimet kanë treguar se arti dhe  veprat artizanale ndihmojnë për t’u qetësuar njerëzit që duhet të kujdesen për të afërmit e tyre që janë prekur nga kanceri. Nëse nuk dini të punoni me shtiza, atëherë filloni të pikturoni apo ngjyrosni çfarëdo të mundni.

15 minuta: Pini çaj

Çaji jeshil përmban aminoacidin theanine, që promovon ndjesinë e relaksim, Kamomili lehtëson gjithashtu lehtëson simptomat e ankthit. Edhe përbërësit tek çaji i zi mund të ndikojnë tek neurotransmetuesit në tru. Sipas një studimi të publikuar tek ‘Psychopharmacolo’, njerëzit që konsumuan 4 filxhanë me çaj për 6 ditë kishin nivele më të ulëta të kortizolit pas një ngjarjeje stresuese.

 20 minuta: Bëni një shëtitje

Shëtitja në park ndihmon në rritjen e niveleve të norepinefrinës, një përbërës kimik që ndihmon trurin të përballojë stresin. Ndërsa aktiviteti fizik në ambient të hapur rrit humorin dhe energjinë e një personi.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren