60 milion të infektuar me COVID-19 në Evropë, OBSH: Pabarazi e gjerë për vaksinat

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020 më shumë se 60 milionë raste të të infektuarve janë regjistruar në Evropë.

Shifra përbën rreth 30% të të gjitha rasteve të regjistruara në botë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot. Zyra rajonale evropiane e OBSH-së bëri thirrje për më shumë angazhim në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, duke theksuar pabarazinë e gjerë në furnizimin me vaksina midis disa vendeve. Megjithatë, normat e vaksinimit në Evropë janë ndër më të lartat në botë.

Drejtori rajonal për urgjencë i OBSH -së, Dorit Nitzan, tha se shumë njerëz që bëjnë pjesë në grupet prioritare të vaksinimit përfshirë të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor ende nuk janë vaksinuar. Në rajonin evropian janë regjistruar më shumë se 1.2 milion vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19. Në nivel global, sipas të dhënave të OBSH -së, deri më tani, numri i viktimave është 4.2 milionë.

Rajoni evropian i OBSH-së mbulon 50 vende, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Turqinë dhe të tjera. Edhe brenda Bashkimit Evropian ka pabarazi në furnizimin me vaksinave. Vende si Bullgaria dhe Rumania janë shumë mbrapa vendeve të tjera anëtare.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren