Kryefaqja Box 2 7 arsyet shëndetësore për të konsumuar shegë

7 arsyet shëndetësore për të konsumuar shegë

0
Shpërndaje

Shega njihet si një frut me përfitime të magjishme shëndetësore që nga koha e Hipokratit, ku përdorej për të kuruar diarrenë apo plagët e ndryshme, ndërsa në Romën antike cilësohej si një produkt me cilësi të mira kozmetike. Mund ta konsumoni në formën e lëngut ose si përbërës në sallatë dhe në kos.

Brenda një kokërr shege ndodhen rreth 700 fara të vogla të kuqe dhe përmban 100 kalori, duke e bërë një frut të përsosur për t’u përfshirë në dieta të ndryshme. Shega  mund të ndihmojë edhe për të shmangur sëmundje të ndryshme duke përfshirë këtu kancerin si dhe sëmundjet e zemrës. Lloji më i mirë i saj është shega e lëngshme, me ngjyrë të kuqe të errët dhe sigurisht me lëkurë të hollë.

shegaDisa arsye pse duhet të hamë shegë:

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Shega ndihmon për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak. Është antioksidues i fuqishëm që lufton kolesterolin e lartë në gjak, tensionin e lartë të gjakut, si dhe ul rezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Është mirë nëse hani një shegë në ditë ose t’i shtoni farat në ushqime të shëndetshme si sallatë apo kos.

Ka përmbajtje të ulët sheqeri

Sheqeri është një nga shkaktarët kryesorë për shumë sëmundje të rënda, si: obeziteti, kanceri, diabeti dhe probleme të lëkurës. Është e rëndësishme të kufizoni konsumimin e sheqerit ose ta eliminoni atë nga dieta juaj. Shumica e frutave janë të larta në sheqer, por shegët jo. Gjysmë filxhan me fara shege përmban 8 gramë sheqer dhe rreth 70 kalori.

Rregullon funksionin e trurit

Për shkak të përmbajtjes të lartë me antioksidues, shega ndihmon në përmirësimin e kujtesës suaj dhe aftësisë njohëse. Ajo gjithashtu mund të zvogëlojë rezikun për t’u prekur nga sëmundja e alcajmerit dhe mund të jetë e dobishme për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje.

Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut

Studimet tregojnë se shegët mund të ndihmojnë njerëzit të reduktojnë presionin e lartë të gjakut, veçanërisht ata që vuajnë nga hipertensioni. Lëngu i shegës, si dhe kokrrat e saj kanë në përmbajtje sasi të lartë antioksiduese, që ndikojnë tek muret arteriale.

Ka veti anti-plakje

Shegët janë të njohura për vetitë anti-plakje. Përfshirja e shegës në dietën tuaj do t’ju ndihmojë për të luftuar rrudhat dhe për t’u dukur më të rinj. Kjo tingëllon si një arsye e mirë për të shtuar disa fara shege në kos ose sallatë.

Ndalon rritjen e qelizave të kancerit

Supa, frutat, perimet nuk mund ta kurojnë kancerin, por mund të ndalojnë rritjen e qelizave të tij. Shega është një nga frutat që e ka këtë veti, prandaj nëse hani ose pini lëng shege rregullisht, mund të ndaloni rritjen e qelizave kancerogjene. Gjithashtu mund të shtoni disa kokrra në mjaltin që hani në mëngjes.

Ul inflamacionin

Ngrënia e shegës ndihmon në uljen e inflamacionit dhe lufton simptomat e artritit. Lëngu i shegës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here