7 arsyet shkencore pse e qeshura është ilaçi më i mirë

Të gjithë e kemi dëgjuar thënien “e qeshura është ilaçi më i mirë.” Megjithatë, shumë pak nga ne i dinë përfitimet shëndetësore që sjell e qeshura. Sensi i mirë i humorit dhe e qeshura janë të dobishme për shëndetin tuaj nga ana fizike, emocionale dhe shoqërore. Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet pse duhet të jeni më të qeshur:femije

E qeshura përmirëson shëndetin emocional – E qeshura dhe humori aktivizojnë qendrat e shpërblimit dhe emocionale të trurit, duke lëshuar dopaminë (ndihmon trurin të përpunojë përgjigjet emocionale dhe të përmirësojë përjetimin e kënaqësisë) serotoninë (ndryshon humorin) dhe endorfinë (ul dhimbjen dhe stresin, dhe nxit euforinë).

Luan rol thelbësor në bashkëveprimin shoqëror – E qeshura luan rol të rëndësishëm në bisedimet mes njerëzve, si dhe lehtëson lidhjet shoqërore midis individëve. Sensi i humorit është çelësi i tërheqjes dhe komunikimit ndërpersonal. Një sens humori i shëndetshëm, lidh miqtë dhe familjen, dhe përforcon identitetin e grupit.

Ju bën më tërheqës – Studimet kanë treguar se njerëzit me sens humori janë më tëheqës. Meshkujt i tërheqin femrat që qeshin me shakatë e tyre. Ai ju bën të ndiheni më rehat kur mblidheni me shoqërinë, si nëpër festa, dhe ju lejon të zgjeroni rrethin shoqëror. Thuhet gjithashtu se sensi i humorit në një intervistë pune rrit mundësitë për ta fituar vendin e punës.

Ul nivelin e ankthit dhe stresit – Humori përshkruhet si element i elasticitetit dhe ju lejon që problemet e përditshme t’i kaloni në plan të dytë. Ai rrit aftësitë për të përballuar situatat e vështira, si dhe ju bën të shikoni anën pozitive të gjërave.

Ndihmon në sistemin e frymëmarrjes – E qeshura është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë në rregullimin e frymëmarrjes dhe pastrimin e mushkërive. Ajo rrit menjëherë rrahjet e zemrës dhe shpejton frymëmarrjen. Me fjalë të tjera, e qeshura ju lejon të merrni frymë thellë, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen, veçanërisht për ata që kanë probleme me të.

E qeshura lidhet me funksionimin e shëndetshëm të enëve të gjakut – E qeshura sjell zgjerimin e indeve që formojnë shtresën e brendshme të enëve të gjakut, duke rritur kështu qarkullimin e gjakut.

Forcon sistemin imunitar – Situatat stresuese në jetën e përditshme rrisin rrezikun e sëmundjeve infektuese dhe ato të zemrës. Sensi i humorit parandalon stresin të prekë sistemin imunitar, duke ju mbrojtur nga shumë sëmundje.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Idea Digezt

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.