1-Bebi që lindi me 3 krahë, Liu Junjie, Kinë
Liu Junjie ka lindur me një anomali gjenetike, ai ka lindur me tre krahë. Doktorët sidoqofte kanë mundur me sukses tia heqin krahun tjetër. Bebit iu desh një kohë e konsiderueshme të përdorte krahun që i kishte mbetur.
2-Bebi Ciklop- Diku në Indi
Bebi ciklop ose bebi vetëm me një sy ka lindur në 2006 në Indi. Bebi nuk kishte hundë dhe vetëm njerin sy në mes të ballit dhe trurin e kishte të gjithin vetëm në njërën hemisferë. Ai vdiq disa ditë më vonë.
3-Këmbë të kthyera mbrapsht, Wang Chang , Kinë
Wang Chang ka lindur në Kinë me këmbet të kthyera në drejtimin e kundërt. Megjithatë ajo mësoi të jetonte me këtë gjë dhe madje para pak kohësh refuzoi një pension invalidi pasi refuzon të quhet e tillë.
4-Bebi bretkosë
Fëmija pa qafë i cili e ka kokën pothuajse të gjithen të zhytur në trup ka lindur dhe me sy jashtëzakonisht të mëdhenj. Ai ka lindur në vitin 2006 në Nepal. Bebi vdiq një orë pas lindjes.
5-Dora më gjigante në botë, Lui Hua, Kinë
Lui vuan nga një sëmundje e rrallë. Kur ai u shtrua në spital për të bëre operacion, gishti i madh i majtë ishtë pothuajse 26 cm i gjatë ndersa gishti tregues 30 cm i gjate. Atij iu hoqen pothuajse 5 kg mish dhe kockë gjatë procedurës.
6-Burri me bisht Chandre Oram, Indi
Chandre Oram një punonjës në një pronë çaji ka një bisht 33 cm të gjatë dhe për këtë është mjaft i njohur në zonën e tij. Oram ka refuzuar ofertat e doktorëve për ta hequr bishtin.
Një 22 vjeçare në Brazil kërkoi ndihmë mjekësore pasi mendontë që kishte një dëmtim në mes të shputës së këmbës. Një thithkë e formuar mirë e rrethuar nga pjesa e areolës dhe qime. Sipas ekspertëve ky ishte rasti i parë i njohur i këtij lloji.
Përshtati : Stivi Sulaj



