7 gabimet shëndetësore që bëni çdo ditë

Ju po e shkatërroni shëndetin! Kjo është thirrja që disa studiues të Universitetit të Virginia-s dhe disa vendeve të tjera kanë thënë pas disa kërkimeve për “problemet” shëndetësore që ne përballemi çdo ditë.

femije syteProblemet e hundës, syve, organizmit na ndodh çdo ditë t’i prekim, por ajo që bëjmë është që i anashkalojmë, apo nuk i japim rëndësinë e duhur, e këto e shkatërrojnë shëndetin tonë gradualisht çdo ditë.

1)    Fshihni gazrat

Të mbani “fshehur” gazrat që trupi i ka të nevojshme t’i nxjerrë jashtë, rrit presionin brenda trupit tuaj, gjë nga e cila shtyhen muret e zorrëve dhe krijojnë qese të quajtura “divertikula”. Kështu tregon një studim i bërë në Zelandën e Re. Krijimi i këtyre qeseve ju krijon më pas dhimbje barku, kapsllëk dhe diarre. Autorët e studimit thonë se sa më shumë të rriteni aq më shumë shtohen probleme. Moshat e mesme mund të pasohen nga ethet, krijimi i pengesave në zorrën e trrashë dhe dhimbje.

2) Shtrydhni puçrrat

Krijimi i akneve apo puçrrave siç ne i themi në përditshmërinë tonë, janë rezultat i baktereve që ka lëkura juaj. Kur ato krijohen në një formë të caktuar, në rastin konkret si akne, gabimi është që njerëzit kanë tendencë t’i ngacmojnë ato, por pa e ditur se në këtë mënyrë ata dëmtojnë më shumë lëkurën e tyre. Kështu ka shpjeguar Marc Glashofer, profesor i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Ai thotë se është më mirë t’i lini aknet të veprojnë deri sa të largohen vetë sesa t’i ngacmoni ato. Në rastin e kësaj të fundit, ato do të përhapen në mënyrë të vazhdueshme në fytyrë e trup.

fytyra e kuqe3) Nuk urinoni kur ua kërkon trupi

Kur e mbani urinimin, që në fakt është i domosdoshëm të kryhet si proces në momentin që trupi e kërkon, mund të mendoni se dhimbjet ose sikleti që krijohet është rezultat i presionit në fshikëzën tuaj. Por rezultatet e Sistemit Shëndetësor të Universitetit Kolumbian tregojnë se përveç kësaj, mbajtja e urinimit dëmton tubat në organet riprodhuese dhe si pasojë bëhen shkak i infeksioneve.

4) Uleni gjatë procesit “numër 2”

I njohur ndryshe si procesi i jashtëqitjes. Për qindra e mijëra vjet me radhë njerëzit nuk kanë ditur se cili është pozicioni i duhur që duhet të mbani gjatë qëndrimit të ulur në tualet. Që në fakt ky i fundit nuk duhet të jetë qëndrim ulur, por galiç. Kur qëndroni galiç në krahasim me qëndrimin ulur si në karrige, nuk e dëmtonin kanalin e fundshpinës për të bërë procesin e saj ashtu si duhet. Disa studiues japonezë kanë sugjeruar se qëndrimi në tualet duhet të jetë në formë të përkulur. Në të kundërt me kalimin e viteve do të keni probleme me hemorroidet, kapsllëkun etj.

5) Këpusni qimet e hundës

Mbi të gjitha qimet në hundë, zakonisht më të dukshme tek burrat, janë aty për një arsye. Ato ndihmojnë që të mos merrni mikroorganizma të dëmshme Gripi gruanëpërmjet frymëmarrjes dhe të mos i çoni ato më pas në tru. Sipas disa studimeve në Turqi, rezultatet janë se kjo dëmton trurin me kalimin e viteve. Nëse i shkulni ato, keni krijuar një vatër infeksioni brenda hundës, të cilën nuk e ndjeni por ajo bëhet më e ndjeshme ndaj mikrobeve.

6) “Tërhiqni” sekrecionet e hundës

Gabimi tjetër që zakonisht bëni, është se nuk i nxirrni jashtë sekrecionet e fromuara në hundë. Ashtu si kur shkulni qimet e hundës, edhe në momentin që ju i tërhiqni lart sekrecionet e hundës, krijohet vatër infeksionesh, irritimesh dhe probleme në tru.

7) Fërkoni sytë

Fërkimi i syve gjatë kohës së gjumit apo edhe gjatë lodhjes, pa e ditur krijon dëmtime nervore. Një profesor i shkencave në Universitetin e Australisë ka shpjeguar se sytë e njeriut janë të ndjeshëm ndaj presionit që mund t’i shkaktoni atyre dhe kjo çon në dëmtime graduale të shëndetit.

 

 

 

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj