7 hapat që parandalojnë rrezikun e tensionit të ulët të gjakut

Natyrisht që kur shenjat që paraqiten janë shqetësuese, duhet të drejtohemi menjëherë te mjeku për të përcaktuar arsyen e vërtetë të kësaj gjendjeje. Kurse ajo që ne vetë mund të ndikojmë dhe të marrim masat parandaluese është mënyra e ushqyerjes.

zemra mat tensioninNë qoftë se për presionin e lartë të gjakut rekomandohet kufizimi deri edhe në ndalim të kripës kur problemet janë madhore, në rastin e hypotensionit ajo rekomandohet, por sigurisht me karar sepse edhe ajo ka dëmet e veta. Në këto raste kripa ndihmon në ngritjen e presionit të gjakut dhe rekomandohen produkte të tilla ushqimore, si djathi dhe supërat e thata (paketat me supë të gatshme) që kanë përqendrime të larta të natriumit (kripës).

Rekomandohet të hani shpesh dhe në porcione të vogla gjatë gjithë ditës sepse gjatë çdo ngrënieje presioni i gjakut rritet. Një zgjedhje mjaft e mirë janë qumështi dhe mishrat që kanë përmbajtje të ulët yndyre (mishi i pulës, peshku, jo mishrat e kuq). Zgjidhni frutat që ju pëlqejnë dhe përdorini ato sa më shumë, mund t’i shoqëroni ato me qumësht ose kos, sepse ndikojnë pozitivisht në rritjen e presionit të gjakut. Pini sa më shumë lëngje gjatë ditës, qoftë edhe ujë sepse rritet presioni i gjakut. Kështu, parandaloni dehidratimin (sidomos gjatë verës kur edhe djersijmë më shumë), i cili është një nga shkaqet kryesore të hypotensionit.

Nëse ju merren mendtë kur ndërroni pozicion, duhet të ktheheni menjëherë në pozicionin e mëparshëm.

Njerëzit që janë diagnostikuar me hypotension duhet të bëjnë shumë kujdes kur ngrihen nga shtrati. Ata nuk duhet të ngrihen menjëherë, por gradualisht. Fillimisht të ngrihen ndenjur, pastaj të qëndrojnë 10-15 minuta me këmbët e varura poshtë shtratit dhe pastaj të çohen me ngadalë dhe pa u nxituar. Gjithashtu, mjekët mund të këshillojnë edhe barna të caktuara që ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut.

Njerëzve që vuajnë nga hypotensioni nuk u këshillohet që të qëndrojnë në diell.

Gjithashtu, atyre nuk u këshillohet përdorimi i alkoolit. Studimet tregojnë se rreth 7 për qind e rasteve me tension të lartë (hipertension) janë të lidhur me përdorimin e alkoolit dhe rreth 25 për qind e rasteve me tension të ulur (hypotension) janë të lidhur po me përdorimin e alkoolit.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën